Gjana: Mund të qeverisim si Nea Demokracia me PASOK
TIRANE - Politikani me një karrierë të gjatë në PD, z.Jemin Gjana analizon ngjarjet më të fundit politike, duke u ndalur tek zgjedhja e Presidentit të ri dhe ndryshimet në qeveri të diktuara nga LSI. Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, z.Gjana vlerëson rolin e LSI-së në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, që sipas tij, me qëndrimin e saj shmangu zgjedhjet e parakohshme. Ish-ministri i Bujqësisë, aktualisht kryetar i komisionit të veprimtarisë prodhuese, deputet dhe anëtar i kryesisë së PD-së, z.Gjana shprehet kundër deklaratës së kolegut të tij Marku për rithemelim të PD-së, ndërsa zgjedhjen e Flamur Nokës në krye të Ministrisë së Brendshme, e quan si një ndër zgjedhjet e mira. Gjana flet dhe për aleancat e reja të PD-së, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi edhe me partinë e Bamir Topit.
Z.Gjana. Tashmë Shqipëria ka Presidentin e ri, por jo konsensual. Ishte kjo, mënyra më e mirë e zgjedhjes?
Nga kush mund të dalë tjetër presidenti përveç prej PD-së? Në konceptin tim, por dhe në analizën e vendeve prej nga ne marrim modele, përgjithësisht pohohet se zgjedhjet më të mira, janë ato që vijnë nga brenda strukturave të politikës për t’i dërguar njerëzit për nominime. Kjo nuk do të thotë se të dalësh jashtë politikës, të marrësh nga shoqëria civile, nga ekspertë të angazhuar te politika, zgjidhja mund të jetë domosdoshmërisht e gabuar, por nuk them se është më e mira. Personalisht mendoj se nuk është më e mira.
Për cilat arsye nuk është më e mira...?
Sepse praktika e ka vërtetuar, siç vërtetoi dhe në rastin më të fundit të zgjedhjes së presidentit; u propozua një kandidaturë që në staturën e tij profesionale, staturën e tij ndaj publikut dhe shoqërisë civile, të akademikëve, ishte një staturë e plotë. Por sapo u përball me valët e debateve dhe përplasjeve politike menjëherë u tërhoq. Të marrim të kundërtën dhe ta zëmë se do të kishte pranuar z.Zaganjori. Sapo të përballej me problemet politike, me zhvillimin e debateve, ai do të ndjehej keq. Prandaj, për të gjitha arsyet që përmenda, për mua zgjidhja më e mirë është e pretenduar dhe e realizuar.
…Por, pse jo konsensual?
Edhe ky termi konsensual më duket një gjetje si evazive. Kur themi konsensual ne menjëherë çojmë ndërmend 84 vota. Me kaq vota e kemi zgjedhur presidentin në 2007-ën. Ishte konsensual? Atëherë çfarë përbën numri 84? Përbën një zgjidhje, një model, të cilin Shqipëria e provoi me Kushtetutën e re pas ’98-ës, kur u zgjodh Meidani, e provoi kur u zgjodh Moisiu, e provoi kur u zgjodh Topi. Gjykoj se nuk ka vend që brenda mandatit qeverisës të krijohen kriza për efekt të mënyrës se si ishte përcaktuar në Kushtetutë. U bënë ndryshime dhe presidenti u zgjodh me 71 vota dhe procesi është kushtetues.
A ishte përcaktuese LSI-ja në zgjedhjen e presidentit të ri dhe a mori atribute më tepër se çfarë i takojnë?
Jo, nuk ka marrë atribute më shumë se ç’i takojnë. Ka marrë atribute aq sa vota për të bërë më shumë se 71 deputetë.
Por që, po të mos ishte LSI, nuk zgjidhej presidenti dhe vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme?
Normale që procesi do të vështirësohej, madje mund të rrezikohej.
Dhe vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme?
Po, do të ishte e vetmja zgjidhje. Nëse nuk do të zgjidhej presidenti në të gjitha raundet e parashikuara në Kushtetutë, sigurisht që vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.
Megjithatë, rrjedhja e votave duket se u shmang nga “kërcënimi” i z.Berisha për deputetët e PD-së, se, në rast se nuk votonin Bujar Nishanin, do të shkonin në zgjedhje të parakohshme.
Është e vërtetë që z.Berisha tha në mbledhjen e grupit, se duhet të shkojmë dhe të votojmë. Është shprehur se “nuk kam asnjë opinion për ndonjë votë që mund të lëvizet”, por është shprehur gjithashtu se “nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin në raundin e katërt dhe të pestë, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse zgjedhjeve të parakohshme”.
Kjo deklaratë erdhi për faktin se kishte dyshime se brenda grupit të PD-së mund të kishte rrjedhje votash?
Për aq njohje sa kam, asnjëherë unë nuk kam dyshuar që brenda grupit parlamentar të PD-së, ndonjëri prej deputetëve të mendonte të votonte kundër. E palidhur kjo, nëse do të shkonim apo s’do të shkonim në zgjedhje të reja. Nuk kam dyshuar asnjëherë përgjatë këtyre 3 viteve, në qëndrimet apo vendimmarrjet politike të atyre që kanë ardhur të rinj, por edhe të atyre që kanë vite. Kjo do të ndodhte si në rastin e z.Nishani, apo ndonjë emri tjetër, që mund të ishte rënë dakord edhe me aleatët. Gjithsesi ndoshta tek z.Nishani mund të ketë një prevalencë, besim, pak më shumë lidhur me faktin që ka qenë në pozicione, ministrì, që kanë pasur sens për ta zhvilluar debatin politik dhe ka mundur të ruajë masën në sensin e debatit mes palëve. Mund të mos e ketë shfaqur veten aq shumë i njëanshëm sa mund të jenë kolegët e tjerë që kanë pak më shumë në gjithë aktivitetin e tyre politik për efekt të pozicionit dhe që kanë pasur përplasje më të mëdha në kampet politike. Në pikëpamjet e tjera, unë besoj se ai ishte një prej disave, drejtues të PD-së. Por tashmë nuk ia vlen që të komentojmë. Është një zgjedhje e dëshiruar, e pranuar dhe e komentuar pozitivisht prej nesh, përveçse opozitës, se zgjedhja është një zgjedhje e duhur.
Si i shikoni ndryshimet e fundit në qeveri?
Lidhur me aleatët, është rrjedhojë e marrëveshjes që është bërë në 2009-ën. Kur është rasti për aleatët, Kryeministri del pak jashtë kompetencës së tij për ta përcaktuar individin, sepse u është dhënë e drejta partive aleate, që propozimet t’i bëjnë strukturat e tyre. Berisha e ka bërë të qartë disa herë që: “nuk ua caktoj unë emrat që ata duhet të adresojnë për në kabinet”. Kjo ka ndodhur dhe në rastin e fundit me LSI-në, siç ka ndodhur dhe më parë me PR-së. Kështu ka gjykuar LSI; ajo ia njeh kontributet individëve që ka propozuar për ministra dhe i takon asaj. Pastaj varen se si do të përshtaten.
Po për sa i përket zgjedhjes së Flamur Nokës në krye të Ministrisë së Brendshme?
Unë jam ndjerë mirë që z.Noka u zgjodh në këtë post, edhe për efekt të njohjeve që kam me të që nga fillimi, në strukturat e PD-së. Them se është një zgjedhje e mirë edhe për një fakt tjetër: Jemi mësuar që disa njerëz t’i lëmë të angazhohen dhe të merren vetëm me punë partie. Dhe nëse do ta bëja pak pezhorative, “të zhgërryhesh” në punët e partisë mëngjes-drekë-darkë dhe t’i thuash që ‘këtu tek partia di t’i bësh mirë punët, por këtu në ekzekutiv nuk po më pëlqente’. Nuk ka asgjëkund në botë, në atë botë ku bëhen zgjedhjet, që njerëzit që angazhohen në politikë, mbeten vetëm zyrat e partisë dhe jo tek zyrat e shtetit.
Sipas jush, ishte zgjedhja më e mirë?
Një prej zgjedhjeve.
Të tjerë mund të ishin zgjedhje më e mirë?
Kjo nuk mbetet në gjykimin tim. Atëherë, nëse bëhet fjalë nëse janë zgjedhur apo nuk janë zgjedhur më të mirët; nëse mund të ketë zgjedhje më të mira, apo këta ishin e vetmja zgjedhje, atëherë diskutimi është shumë më i gjatë se sa kaq. Në konceptin tim ky nuk mund të jetë diskutim as tavolinash, as mediash dhe as individësh. I vetmi diskutim që mund të bëjë një mazhorancë qoftë dhe brenda saj është të mbajë nominimin që ka bërë për Kryeministrin apo jo, pastaj është Kryeministri ai që ka përgjegjësinë kushtetuese të tërheqë në kabinet, të propozojë dhe të zgjedhë emrat për ministra.
Ka të drejtë kolegu juaj Mark Marku, kur thotë se postet janë kthyer në ofiqe dhe se duhet një rithemelim i PD-së?
Nuk e kam parasysh se çfarë ka dashur të thotë z.Marku me ofiqe apo shpërdorim. Nëse e ka fjalën për shpërdorim të posteve nga ana e ministrave, unë nuk e kam këtë analizë. Nëse themi kështu, duhet ta argumentojmë dhe ta analizojmë. Unë s’e kam këtë argument dhe analizë. Sa për konceptin e rithemelimit të PD-së, nuk bie dakord me të, ashtu siç nuk di të them se çfarë kërkon të bëjë opozita e sotme që të bëjë rilindje kombëtare. PD-ja është një forcë politike që ka 22 vjet jetë, ndaj, çfarë do të thotë rithemelim? Pasi unë nuk e pashë konceptin të zhvilluar. Do të ndryshojë shinat e saj programore? - I ka të përcaktuara që në ditët e para të krijimit të saj, tregun e lirë, ekonominë private, reformat fiskale, çështjen kombëtare, raportet në rajon, politikën e jashtme, anëtarësimin në BE. Të rithemelosh do të thotë të ndërtosh një forcë të re politike me një vizion programor tjetër. E vetmja gjë që unë them është se, me gjithë këtë vizion programor të kësaj mazhorance që drejtohet nga PD-ja, është gjithnjë e më shumë përpjekje, harmonizim, forcë, në luftë kundër brishtësisë së institucioneve për të zbatuar ligjin dhe reformat. Ky nuk është rithemelim dhe nuk e di çfarë ka dashur të thotë z.Marku me ‘rithemelim’.
A ekziston mundësia e bashkëpunimit të PD-së me FRD-në e Bamir Topit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Aleancat janë para dhe paszgjedhore. Nuk besoj se PD-ja është treguar ndonjëherë e ngurtë përballë aleancave. Nëse vini re që nga 2005-sa, ‘lokomotiva’ e aleancës ka qenë shumë e madhe dhe për këtë nuk është paragjykuar askush. Aleancat paszgjedhore vijnë si rrjedhojë e rezultatit të zgjedhjeve. Nëse rezultatet e zgjedhjeve diktojnë, forcat politike pastaj hyjnë në bisedime dhe tradita ose ajo çfarë ndodhi në 2009-ën tregoi që logjika e hekurt e numrave është ajo që të obligon që të shkosh drejt aleancave. Kanë shkuar drejt aleancave edhe aktorë politikë që për dekada mund të kenë qenë në përballje me njëri-tjetrin. ‘Nea Demokracia’ dhe ‘PASOK’ sot qeverisin së bashku. Edhe në qeveri kanë qeverisur së bashku të majtë dhe të djathtë. Gjithçka varet nga rezultati i zgjedhjeve.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)