E Diel, 1 Nëntor 2026

“Orik Teatër” mbledh poezinë ballkanike



Për ta njohur nga afër teatrin e Orikut në këtë vend po bëhet gati një projekt që ka të bëjë me natyrën poetike. Po si gjithmonë, kur jemi mësuar t’i shohim këto veprimtari, jo aq lokale, vjen një festival monodrame që mbledh interpretimin e poezisë ballkanike. Lajmin e bën të ditur drejtori i ZMPA-së, Amantia Orikum, Gëzim Llojdia që në bashkëpunim me kompaninë teatrore “Aulona” dhe me Bashkinë Orikum kanë përgatitur këtë projekt. “Ky projekt ballkanik do t’i shërbejë në radhë të parë njohjes së vlerave të kësaj mrekullie arkeologjike nga turistët e huaj, duke bërë të mundur rikthimin e tij në identitet. Një aktivitet i përvitshëm teatror me interpretimin e monodramës dhe të fjalës poetike në këtë teatër me një akustikë të veçantë, do të nxjerrë në pah vlerat kulturore, historike, arkeologjike, por do të shërbejë për emancipimin e tërë komunitetit për zonën”, - tha Llojdia. Ky festival nis në javën e parë të muajit korrik, që do të zgjasë për katër ditë me radhë, ku do të shoqërohet dhe me veprimtari të tjera kulturore.

Re.Ku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›