E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum banoret luftojne me policine

/ /

Tre persona mes te cileve nje efektiv i rendit u plagosen ndersa 14 protestues u arrestuan. Protestuesit bllokuan rrugen nacionale Vlore- Sarande por me pas konflikti degjeneroi me perleshje gaz lotsjelles e madje u degjuan edhe te shtena armesh. Burime nga policia bene te ditur se poshte ures se Orikumit u gjeten arka me molotov. Plot 24 shishe te bombes artizanale u zbuluan fatmiresisht ne kohe ndersa po hetohet pasi ka dyshime se ato do te shpertheheshin per te shkaterruar uren ose per te sulmuar forcat e policise dhe te FNSH-se. Ngjarja nisi qe ne oren 0730 kur qindra banore te fshatit Dukat dhe Bashkise se Orikumit bllokuan qarkullimin ne uren e Izvorit ne hyrje te kesaj qyteze. Banoret e Orikumit kerkojne zgjidhje te ceshtjes se pronave sipas ligjit 7501 ndersa ata te Dukatit njohjen e pronesise per tokat ne gadishullin e Karaburunit dhe ne zonen e Llogarase. Ata pohuan se keto prona jane te trasheguara nga te paret e tyre. Bllokimi i ures solli reagimin e policise e cila me shume se nje here i njoftoi banoret te lirojne rrugen. Pas kundershtimit blute nderhyne ne hapjen e aksit pasi ishte krijuar edhe vargu i mjeteve. Por tentativa e tyre per hapjen e ures hasi ne rezistencen e dhunshme te protestuesve te cilet u perplasen jo vetem fizikisht por qelluan me gure shkopinj e me gjithefaresoj mjetesh te tjera rrethanore. Ne ndihme te policise se Vlores mberriten edhe efektive te FNSH-se se Fierit. Pas disa minutash perleshjeje blute arriten te ndalonin 14 persona. Ata u akuzuan per veprat penale te organizimit grumbullimit dhe manifestimit te paligjshem pengimin e qarkullimit te mjeteve kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik goditjen per shkak te detyres si dhe prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve municioneve dhe lendeve plasese. Policia shpalli ne kerkim edhe kater persona te tjere te identifikuar si autore te ketyre trazirave dje ne Orikum. Pasi u shpernda turma blute kryen kontrolle ne banesat e te arrestuarve ndersa zbuluan edhe sasine e municioneve artizanale poshte ures. Por nderkaq grupi i te rinjve te Dukatit u organizua serish. Ata kerkuan lirimin e te arrestuarve ne te kundert kercenuan se do te bllokonin aksin nacional ne Llogara. Te rinjte iu ngjiten shpatit te Dukatit drejt Llogarase por forca te shumta te policise e FNSH-se renden pas tyre ne tentative per te ndaluar bllokimin e rruges. Pikerisht ne kete moment situata eshte ndezur duke rrezikuar seriozisht jeten e efektiveve. Banoret qe kishin marre pozicion ne pjesen e siperme te malit filluan te godasin me gure te medhenj policine. Nje efektiv mori plage te renda dhe u dergua me urgjence ne spitalin e Vlores. Situata u perkeqesua pasi policia ndodhej vetem pak metra poshte tyre ne shpat ndersa te rinjte e irrituar i gjuanin vazhdimisht me gure. Ata kishin zene nje vend mjaft strategjik ne mal duke mos i lejuar forcat e rendit dhe FNSH-se te bente as edhe nje hap para. Keta te fundit u detyruan te terhiqen pasi bresheria e gureve mund tiu rrezikonte jeten. Ne kete moment nga policia u degjuan edhe te shtena armesh si dhe u hodhen bomba me gaz lotsjelles per te shperndare turmen e te rinjve shumica e te cileve kishin mbuluar koken me triko per te mos u identifikuar.

Banoret protestojne per pronat

Protesta e banoreve te Orikumit dhe Dukatit ka nisur rreth nje vit me pare. Ata kerkojne pronat sipas ligjit 7501 si dhe tokat qe pretendojne se i kane trasheguar nga te paret e tyre ne Karaburun i shpallur tashme zone industriale dhe Llogara. Banoret kane bere shume here protesta disa prej te cileve kane qene te dhunshme. Pak kohe me pare nje tjeter proteste e dhunshme u be ne Orikum. Per kete u ngrit nje grup pune me perfaqesi nga Ministria e Drejtesise deputete te Vlores perfaqesues te bashkise e eksperte te tokave. Por pasi priten dhe nuk moren asnje pergjigje banoret vendosen te protestojne serish dhe te bllokojne aksin nacional.

TE ARRESTUAR

. Azem Vangjeli 39 vjec banues ne Dukat
. Berdo Bedaj 42 vjec banues ne Dukat
. Nuro Kulluari 75 vjec banues ne Dukat
. Eltjon Dervishaliu 22 vjec banues ne Dukat i Ri
. Sokrat Gjikoka 54 vjec banues ne Vlore
. Kujtim Berdo 47 vjec banues ne Dukat i Ri
. Krenar Kazheli 36 vjec banues ne Orikum
. Musa Xhebraj 27 vjec banues ne Dukat
. Pelivan Ibroj 48 vjec banues ne Orikum
. D.H. 16 vjec banues ne Dukat
. Edmond Kulluri 41 vjec banues ne Dukat
. Albert Hibroj 39 vjec banues ne Orikum
. Jorgaq Kazheli 54 vjec banues ne Orikum
. Medin Habilaj 25 vjec banues ne Dukat Basha Orikumi skenar taleban do ta godasim

Ministri i Brendshem Lulzim Basha akuzoi dje opoziten per provokimin e tensioneve ne Orikum per te nxitur tensione sociale ne vend. Skenaret talebane per te nxitur tensionin social do te kene 1 dhe vetem 1 pergjigje dhe do te jete mbrojtje e ligjit me te gjithe forcat dhe menyrat. Askush nuk mund te bllokoje akset nacionale askush nuk mund te godase institucionet. Hiqeni nga mendja dhe po ju them prape sot para shqiptareve nga rekrutimi i kontigjentit kriminal. Informacionet i kemi te plota nuk i kemi perdorur ato pamje te militanteve tuaj. Po te jeni te sigurt qe falangat kriminale me te cilat flirtoni nuk do te kene asnje minute pushim ne vend dhe do ti godasim e do ti shpartallojme. Harrojeni se ju mund te provokoni trazira dhe te fusni ne spirale dhune dhe tensioni kete vend anetar te NATO-s. Harrojeni se skenaret e zinj te kryetarit tuaj mund tia impononi shqiptareve. Kjo salle nuk mund te perdoret talibanisht me urdher te kryetalibanit dhe nga zarat talibane per ti bere presion shtetit ligjor dhe Policise se Shtetit. Ndersa policia lufton krimin anetaret e opozites luftojne policine duke perfshire dhe parafolesin te cilin e kane pare te inicioje protesten e Unazes se Re me pretekstin se i digjet barku per banoret tha Basha. Reagimi i ministrit erdhi pas deklaratave te deputeteve te opozites. Ne Orikum pronaret e ligjshem qytetaret e asaj zone po masakrohen nga forcat speciale vetem se kerkojne te drejten e tyre te ligjshme. Terhiqni menjehere forcat speciale u shpreh Saimir Tahiri deputet i PS.

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›