Greqi, 3 të vdekur nga virusi Nilit
Në Greqi sipas autoriteteve shëndetësore greke kanë vdekur 3 persona nga virusi i Nilit Perëndimor.
Organet greke të shëndetësisë, janë shprehur se këto vdekje janë shkaktuar nga meningjiti, dhe encefaliti, të shkaktuar nga virusi vdekjeprurës, i konstatuar së fundmi.
Sipas informacioneve që transmeton gazeta greke Ta Nea, në Greqinë Veriore janë infektuar me këtë virus 16 persona, vetëm gjatë muajit korrik.
Sipas autoriteteve mjekësore, nga ky virus kanë vdekur 2 gra të moshuara rreth të shtatëdhjetave, si dhe një 79-vjeçar, që kishte pasur dhe më herët probleme të tjera shëndetësore.
Të infektuarit me këtë virus vijnë kryesisht nga qytetet e Verias dhe Janitsasë, duke u dhënë autoriteteve shëndetësore greke një alarm të qartë për vatrat ku mund të përhapet. Aktualisht në spitalin e Selanikut, janë duke u kuruar 12 persona, ku 1 është në gjendje më të keqe për jetën.
Ky virus përhapet me pickimin e mushkonjave dhe jo nga njeriu te njeriu siç u deklarua fillimisht, dhe mund të jetë vdekjeprurës në 1 % të moshave të moshuara mbi 60 vjeç.
Sipas gazetës Ta Nea, e cila iu referohet autoriteteve shëndetësore greke, virusi i Nilit Perëndimor mund të përhapet dhe me transfuzion.
Sipas Anna Papas, profesore në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Aristoteli në Selanik, një përson i tretë është në gjendje të rëndë, i cili ka shfaqur të njëjtat simptoma si ato të 2 njerëzve të vdekur më parë.
Një laborator mjekësor në Greqi ka nisur analizat për të vërtetuar se ky virus është shfaqur më parë dhe në Maqedoninë qëndrore, dhe se kjo nuk është hera e parë e shfaqjes së tij.
Sipas mjekëve, fillimisht ky virus nuk jep simptoma të rënda.
Virusi i Nilit perëndimor ka ngritur alarmin në autoritetet shëndetësore greke, veçanërisht ato të qytetit të Selanikut.