Orikum, banorët protestojnë për pronat, PS i mbështet
VLORE-Banorët e Orikumit të Vlorës që kanë protestuar disa herë për pronat, sot janë mbështetur dhe nga deputetët të Partisë Socialiste. Protesta e sotme u zhvillua paradite para Bashkisë së Orikumit ku një numër i konsiderueshëm personash bënë thirrje se kërkojnë pronat në bazë të ligjit 7 501. Sipas banorëve në Orikum është abuzuar padrejtësisht me pronat. Banorët sot u mbështetën dhe nga deputetë të Partisë Socialiste, të cilët vlerësuan se “tokat ebregdetit u zaptuan nga familja Berisha”.
Tubimi është vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një numër i madh policësh. Polciia vlerëson se banorët nuk kanë marrë leje për protestën e sotme para Bashkisë Orikum.
(d.b/BalkanWeb)
Tubimi është vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një numër i madh policësh. Polciia vlerëson se banorët nuk kanë marrë leje për protestën e sotme para Bashkisë Orikum.
(d.b/BalkanWeb)