Rama: Ne proteste te largojme Berishen e hapim kutite
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se Kirza ekonomike, ku, sipas tij, ndodhet Shqipëria nuk ka gjasa të ndalet pa u larguar qeveria e kryeministrit Berisha. Në një prononcim për shtyp sot paradite nga selia rozë Rama i bëri thirrje shqiptarëve për tu bashkuar në protesta per te ndalur “degradimin e ekonomisë shqiptare,që s’ka gjasa të ndalet pa u larguar qeveria”
“Vetëm në Tiranë çmimi i ujiz është rritur me 75 %. Energjia është rritur me 13 %, ndërsa qytetarët denoncojnë abuzimet me faturat. Vetëm në dy muajt e fundit janë shtrenjtuar kreditë”- tha Rama.
Sipas kreut socialist “është normale që përballë kësaj situate emergjente” shqiptarët të protestojnë.
Ai përsëriti se protestat do të vazhdojnë në të gjithë qytetet e fshatrat për të kulmuar më 30 prill në Tiranë.
Rama shtoi se PS do të vazhdojë betejen për zbardhjen e asaj që e quan krim elektoral që ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit
(s.g/balkanWeb)