E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia vajton presidentin, ne zi dhe Rusia

VARSHAVE- Polonia është nën shok, dhe vajton vdekjen e presidenti leh Kazinski. Aksdidenti ajror ka tronditur vendin, por njëkohësisht ka bashkuar, përtej diferencave politike, të gjithë polakët në dhimbjen që do të mbajë në zi shtetin për 7 ditë resht
Nga Varshava është nisur për në Rusi komisioni i hetimit të aksidentit, i cili do të bashkëpunojë me komisionin hetimor rus të drejtuar nga kryeministri Vladimir Putin. Shkaku i përplasjes mund të ketë qenë një gabim njerëzor por do të jetë ekzaminimi i kutisë së zezë që do të japë dhe konfirmimin përfundmitar se cfarë ndodhi paraditen e së shtunës, kur avioni po i afrohej pistës së aeroportit ushtarak Smolensk në perëndim të Rusi. Sipas hetimeve nga pala ruse avioni nuk ka pasur asnjë problem teknik.
Edhe Rusia e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie, në nderim të viktimave në katastrofën në Smolensk. Ishte presidenti rus Dmitri Medvedev që vendosi për shpalljen e ditës së zisë në vend, me flamurët në gjysmë shtize dhe televizionet që kanë anulluar të gjitha programet argëtuese.
24 orë pas aksidentit trupi i pajetë i presidentit Kazinsiki, i cili në qershor do të bënte 61 vjec, mbërriti të dielën në Varshava. Nuk është riatdhesuar ende trupi i gruas së tij Marie, pasi ende nuk është bërë identifikimi. Së bashku me 95 viktimat e tjerë të aksidentit është dërguar në Moskë ku do bëhet dhe identifikimi. Pas një ceremonie ushatarake dhe fetare të shkurtër, arkivolit të mbuluar me flamurin polak bardh e kuq, i janë bërë homazhe nga dhjetëra të afërm e personalite të cilët janë gjunjëzuar dhe kanë puthur arkivolin.
Funerali
Do të zhvillohet të shtunën ceremonia e varrimit e presidentit polak, gruas së tij . Sipas gazetës Gazeta Wyborcza, presidenti rus Dimitri Medvedev do të jetë mes krerëve të shteteve të cilët do të marrin pjesë në varrim. Ceremonia e varrimit të presidentit dhe e 95 viktimave të tragjedisë do të vazhdojnë për dy ditë, ndërsa detajet do të diskutohen në një takim që këshilltari presidencial, Jacek Sasis do të zhvillojë sot me kabinetin e Kazinskit dhe kryeministrin Donald Tusk.

1 minutë heshtje për Washingtonin
147 liderët ndërkombëtar të mbledhur në samitin e Sigurisë Bërthamore, në Washington, do të mbajnë sot paradite një minutë heshtje për nder të presidentit polak. Aksidenti tragjik është përshkruar nga presidenti i SHBA-së si “një ngjarje e frikshme për Poloninë, për SHBA dhe për të gjithë botën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›