E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, protestuesit përplasen me policinë

ORIKUM- Përshkallëzohet situata mes protestuesve në Orikum të Vlorës dhe forcave të policisë. Sot protesta e ish-punonjësve të ndërmarrjes bujqësore ka arritur kulmin kur ata kanë qëlluar me gurë drejt bluve dhe makinave të policisë. Protesta ka degjeneruar në përplasje me banorëve dhe policisë, ndërsa mësohet se ka pasur dhe të shoqëruar nga protestuesit.
Protestuesit kanë bllokuar punimet në zonë, duke akuzuar pronarët si zaptues të tokës.
Ish-punonjësit pretendojnë pronësinë mbi rreth 450 hektarorë tokë të ish-ndërmarrjes bujqësore, që sipas tyre u takon pasi janë përfitues nga ligji 7501.
Ata kanë nisur protestat prej ditësh, ndërsa dje dhe sot situata është përkeqësuar deri në përplasje me protestuesve dhe policisë, e cila ka shoqëruar disa prej tyre. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›