Ligji Anglez, Akuza: S’duhet të përdoret në masa të gjërë
28/10/2009 Prokuroria: Do të ketë arbitraritet, të përjashtohet policia nga hetimi i pasurisë
TIRANE- Ligji i huazuar nga Anglia për sekuestrimin e pasurive të organizatave kriminale është kthyer në një mollë sheri midis, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ideatorëve të këtij drafti nga Ministria e Drejtësisë. Megjithëse ky ligj ka avantazhet e veta për prokurorinë në identifikimin, hetimin dhe konfiskimin e pasurisë të eksponentëve kriminalë, dy institucionet e mësipërme në disa drejtime nuk bien dakort me njëri-tjetrin. Organi i akuzës nuk është dakort me të gjitha pikat e shtruara në ligj, duke argumentuar se vendi ynë nuk është Anglia, por nga ana tjetër ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë shprehen “ok”, duke thënë se ligji ia le gjithë barën e kërkimit të provës subjektit të proceduar dhe jo strukturave hetimore. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme problemet në ligjin që tashmë i ka kaluar qeverisë për miratim, lidhen kryesisht me zgjerimin që i është bërë rasteve të aplikimit në masë të tij. Me këtë ligj, i lihet shteg arbitraritetit të çdo nëpunësi në këtë vend që të hetojë këdo dhe kur do. Nuk ka rëndësi nëse ka dyshime apo hetohesh për ndonjë krim, mjaft të jesh pak i pasur dhe çdo polic mund të të nxijë jetën çdo ditë. Burimet thonë se nëse vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë që nuk i jepte fuqi prapavepruese ligjit italian “Atimafia”, mund të rregullohej vetëm me një frazë, drafti aktual i huazuar nga Anglia në këtë drejtim ka kaluar çdo parashikim. Zëra nga Prokuroria e Përgjidhshme thonë se në të i jepet e drejta Policisë, Prokurorisë si dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda, të verifikojnë, hetojnë, sekuestrojnë e kontrollojnë pasurinë e çdo qytetari në këtë vend, me argumentin e vetëm se një individ çfarëdo ka një standard jetese teje mundësive të tij ekonomike. Madje ata shkojnë më tej, duke thënë se ligji aplikohet edhe për persona që dyshohet se mund të jenë pjesë e krimit të organizuar, por ndaj të cilëve nuk ka asnjë hetim të nisur. Sipas përfaqësuesve të organit qendror të akuzës kjo është problematika kryesore e këtij ligji, pasi në asnjë vend të botës nuk ka një organ shtetëror që heton këdo në shtetin e tij, se si i ka vënë paratë. Ky është një ligj që ngarkon prokurorinë të hetojë pasuritë e qytetarëve, rregullim ky që bie ndesh me kushtetutën pasi është jashtë detyrave që ajo i ngarkon prokurorisë, e cila angazhohet vetëm në rastet e një ndjekje penale. I njëjti argumentim vlen edhe për rastin kur me disa informacione të policisë se dikush është pjestar i krimit të organizuar, pa pasur një procedim penal, mund të fillosh hetim ndaj kujtdo, pa verifikuar në rrugë ligjore se sa i mbështetur në fakte është ky informacion. Gjithashtu burimet pranë prokurorisë së Përgjithshme thonë se problem ligjor ka edhe për sa i përket kompetencës që i jepet Gjykatës së Krimeve të Rënd të sekuestrojë dhe konfiskojë pasuri në rastet e hetimeve për korrupsion apo vepra të kësaj natyre. Në këtë rast s’kuptohet çfarë lidhje ka kjo gjykatë me këto vepra penale, pasi kompetencat e saj parashikohen K.P.P dhe ligjin organik.
Korrupsioni tek Krimet e Rënda
Përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme thonë se ligji i ri parashikon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të hetojë vepra penale me natyrë Korruptive. Mirëpo sipas tyre në këtë rast, çfarë lidhje ligji për goditjen dhe parandalimin e krimit të organizuar me korrupsionin. Në këtë rast ose duhet të ndryshohet titulli dhe objekti i ligjit, ose duhen hequr këto vepra, të cilat shteti nuk mund ti luftojë me mjete kaq të ashpra. Pavarësisht se në këtë ligj pretendohet se është sjellë eksperienca angleze, kjo nuk është e vërtetë. Për të gjitha këto pritet që në Komisionin e Ligjeve Prokuroria e Përgjithshme të dërgojë përfaqësuesin e saj, i cili do të japë argumentat kundër për mbrojtjen dhe ndryshimin e disa neneve, të cilët lenë vënë për të abuzuar