E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, rikthehen protestat për ligjin 7501

VLORË - Rreth 100 banorë të Orikumit kanë protestuar sot qysh në orët e para të mëngjesit pranë një blloku ndërtesash në këtë qytezë.


Objekti i protestës nuk ka qenë fare i panjohur në zonë, pasi edhe disa herë më parë banorët kanë protestuar për shkeljen që po i bëhet ligjit 7501. Këta të fudnit shprehen se, shkaku i protestës disa ditore është rinisja e disa punimeve për ndërtime në këtë zonë, ndërkohë që çështja për atë truall ende është duke u shqyrtuar në proces gjyqësor dhe gjykata nuk ka dalë me një vendim të sajin.


Të acaruar së tepërmi për shkak se ky është një problem të cilin e kanë ngritur më shumë se një herë, protestuesit kanë bllokuar punimet e firmës dhe do të qëndrojnë pranë makinerive për të mos lejuar vijimësinë e punimeve, deri në zgjidhjen kërkesave të tyre.


Protestuesit pretendojnë se gjatë viteve te fillimit të demokracisë kanë përfituar rreth 450 hektarë tokë nëpërmjet ligjit 7501, e cila më parë i përkiste Ndërmarrjes Bujqësore të Orikumit.


Shkaku i protestave, sipas banorëve, eshte se në listën e përfituesve janë përfshirë edhe persona të tjerë që nuk kanë qënë me parë banorë të kësaj zone. Protestat e nisura disa kohë më parë kanë njohur përshkallëzime që tek bllokimi i punës së bashkisë për disa orë, apo bllokimi i rrugës nacionale.


Sipas tyre, ky nuk është i vetmi abuzim, kryer nga komisioni i kthimit dhe kompensimit të pronave, por tokat që dikur kanë qenë ujë dhe shkurre, sot janë të regjistruara në kategorinë e arave. A.Peçi


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›