Zoellick:Banka Botërore do të reformohet

Banka Botërore po ndjek një program ambicioz reformues për t'i mundësuar këtij institucioni të jetë edhe më efikas dhe efektiv përderisa përfiton më shumë legjitimitet mes vendeve në zhvillim të cilave u shërben, tha Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Robert B. Zoellick. Në një fjalim në hapje të Takimeve Vjetore të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Stamboll, Turqi, Zoellick tha se reformat e Bankës Botërore do të përqendrohen në përmirësimin e efektivitetit zhvillimor, kultivimin e llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë dhe vazhdimin e rritjes së efikasitetit. "Për t'i shërbyer ekonomisë globale në ndryshim e sipër, bota ka nevojë për institucione agjile, të gjalla, të afta dhe llogaridhënëse," tha Zoellick në takimin e Bordit të Guvernatorëve të Grupit të Bankës Botërore.