Permbytjet Berisha Te gjitha strukturat ne gatishmeri
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se te gjitha strukturat jane vene ne gatishmeri te plote per te perballuar me sukses situaten e permbytjeve nga shirat. Garantoj se te gjitha autoritetet shteterore te ketij vendi kane ndjekur gjate gjithe nates permbytjet nga Drinoja ne Gjirokaster Vjosa Valbona Kiri Perroi i Thate dhe kudo qe ndodhen por jane permbytje qe vijne nga rrebeshe te cilat bene qe Valbona te arrinte ne prurje 150 meter kub ne sekonde qe lumi i Sharrit te arrinte ne prurje 700-800 meter kub ne sekonde Kiri te terbohej Perroi i Thate te merrte permasa biblike - sqaroi situaten Kryeministri ne pergjigje te komenteve te socialistit Gramoz Ruci. Ai shtoi se deri tani nuk ka asnje jete njeriu te humbur dhe kjo eshte e para dhe kryesorja ne keto raste fatkeqesish. Jane bere evakuime po punohet me prita po punohet per te garantuar transportin dhe qeveria eshte e tera ne kembe ne nje perballje sa me dinjitoze te permbytjeve - tha Berisha.