E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave Kouchner uron Haxhinaston

Ministri i Puneve te Jashtme dhe Evropiane te Republikes Franceze Bernard Kouchner uron homologun Haxhinasto me rastin e liberalizimit tp vizave.Kouchner shkruan Bashkimi Evropian sapo ka dhene miratimin e tij ne mbledhjen e Keshillit te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme JAI te mbajtur me 7 dhe 8 nentor per liberalizimin e vizave per qendrim te shkurter ne favor te shtetasve shqiptare. Une e kuptoj sa i rendesishem eshte per vendin tuaj ky vendim i cili i pergjigjet deshires se popullsise shqiptare per tu hapur edhe me shume drejt Evropes dhe kjo gje me gezon. Sic e dini vijon me tej Kouchner - autoritetet franceze e kane mbeshtetur qe prej fillimit te procesit liberalizimin e vizave ne favor te vendeve te Ballkanit Perendimor ne pergjithesi dhe te Shqiperise ne vecanti. Une vete personalisht jam angazhuar shume ne favor te kesaj mase. Ministri i Jashtem Francez ve ne dukje se nga ana e saj Shqiperia nuk i ka kursyer perpjekjet e saj per te permbushur kriteret e duhura te percaktuara nga udherrefyesi. Ai shprehet se ka qene nje pune e gjate dhe e nevojshme. Eumlshte e rendesishme qe Shqiperia te mos ndaloje perpjekjet e saj tani qe vendimi eshte marre. Ky i fundit ne fakt do te ndiqet me rigorozitet per tu siguruar qe masat e zbatuara per te pergatitur liberalizimin e vizave do te vazhdojne realisht te aplikohen. Besueshmeria e procesit te liberalizimit ka kete cmim. Ajo eshte ne interes te te dyja vendeve tona. Vendimi i marre me 7 dhe 8 nentor shenon keshtu nje etape te rendesishme te afrimit te Shqiperise me Evropen me efekte te dukshme per popullsine. Eumlshte nje moment i nje gezimi te madh te perbashket. Duhet vazhduar ne kete rruge. Mund te jeni te sigurt se Franca do te jete prane jush per tju ndihmuar ne kete rruge - perfundon mesazhin e tij ministri i Jashtem francez Berndad Kouchner.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›