E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca hungareze e 2011-s Shqyrtim statusit te Shqiperise

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto i cili ndodhet per nje vizite dyditore ne Budapest u prit dje nga ministri i Puneve te Jashtme te Hungarise Janos Martonyi. Bisedimet u perqendruan ne ceshtje te integrimit evropian te Shqiperise vecanerisht ne kuadrin e pergatitjeve te Hungarise per Presidencen e radhes se BE-se ne gjysmen e pare te vitit 2011 ne progresin e Shqiperise per perftimin e statusit te vendit kandidat ne marredheniet dypaleshe dhe thellimin e tyre ne fushen ekonomike ceshtje te rajonit te Ballkanit si dhe te bashkepunimit te dy vendeve tona ne kuader te organizatave nderkombetare.

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto i uroi homologut te tij hungarez Janos Martonyi suksese ne ushtrimin e Presidences se radhes se Bashkimit Evropian gjate gjysmes se pare te vitit 2011. Ai shprehu besimin se Hungaria do te sjelle risi ne axhenden e Bashkimit Evropian ne periudhen e post-Traktatit te Lisbones. Zoti Haxhinasto gjithashtu shprehu besimin se procesi i zgjerimit te Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perendimor do te vijoje te mbetet ne prioritetet e Presidences hungareze dhe vleresoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perendimor eshte nje stimul shume i rendesishem per ndermarrjen dhe permbushjen e reformave te brendshme si dhe per nje bashkepunim efektiv rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›