Orkestra Simfonike e RTSH-së sjell Shopenin dhe Çajkovskin
Krijimtaria e Shopenit dhe Çajkovskit do të ngjisë sot në skenën e Akademisë së Arteve Orkestrën Simfonike të RTSH-së, në vazhdim të stinës koncertore. Koncerti i radhës zhvillohet në bashkëpunim me Ambasadën Ruse. Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti i njohur rus Sergei Tartarin dhe solist kryesor në piano do të jetë artisti shqiptar Red Radoja. Rusi Tratarin është bërë i njohur si dirigjent i teatrit muzikor shtetëror “Karambol” të Shën Petërsburgut. Nga vitit 2004-2009 ai drejtoi klasën e dirigjimit në Fakultetin e Muzikës në Universitetin Pedagogjik Shtetëror të Rusisë ‘A.I. Herzen’. Ai ka dirigjuar gjithashtu Orkestrën Simfonike të Moskës dhe Orkestrën e korit Akademik të Shtetit. Ka mbajtur gjithashtu edhe postin e dirigjentit kryesor të Orkestrës së Dhomës “San Luis Potosi” në Meksikë. Është fitues i konkursit ndërkombëtar si koncert-maestër dhe është dekoruar me medaljen e Guvernatorit të Shën Petërsburgut dhe me medaljen “Në përkujtim të 300-vjetorit të Shën Petërsburgut”.