Ortega rizgjidhet president i Nikaraguas

Pushtetmbajtësi Daniel Ortega është fitues i qartë i zgjedhjeve presidenciale në Nikaragua.
Siç njoftoi Enti i lartë zgjedhor në kryeqytetin Managua, sipas rezultateve të para, Ortega siguroi 63 për qind të votave.
Rivali i tij kryesor, sipërmarrësi i medieve Fabio Gadea, fitoi vetëm 29 për qind të votave.
Ndërkohë që qeveria flet për zgjedhje të rregullta, vëzhguesit vendorë njoftojnë për rreth 600 ankesa për parregullsi në zgjedhje, si dhe për 30 arrestime.