E Shtunë, 31 Tetor 2026

Szczesny beson në titull

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny ka thënë se do të bënte bast që skuadra londineze të fitojë titullin në Premierligë këtë sezon.

Topçinjtë bënë fillim katastrofal të sezonit por një seri prej 10 fitoreve në 11 ndeshjet e fundit ka shtuar vetëbesimin te futbollistët e Arsene Wengerit, që megjithatë mbeten 12 pikë prapa liderit Manchester City. Por, Szczesny mendon pozitivisht.

“Do të bëja bast. Jam i bindur se mund të fitojmë çdo ndeshje siç kemi bërë së fundmi dhe të rrëmbejmë titullin”, tha ai për uebfaqen zyrtare të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›