E Diel, 1 Nëntor 2026

Miliarderi që nuk ka as shtëpi, as makinë dhe as orë dore

Share

Nicolas Berggruen jeton si një nomad. Nuk ka një shtëpi, një makinë dhe as një orë dore. Ato pak gjëra që ka, i mban në një qese prej letre.

Rëndësi kanë veprimet tona, jo ajo që zotërojmë, thotë ai.

Por ndryshe nga të pastrehët e tjerë, Berggruen ka një pasuri prej 2.3 miliard dollarë.

Para 12 vitesh hoqi dorë nga banesa në Nju Jork dhe nga ishulli i tij privat. Tani jeta për të është avionë dhe hotele luksoze. Shëtit mbarë globin me femra të bukura dhe ndonjëherë ndërron 14 qytetet të ndryshme në një muaj duke ndërtuar perandorinë e tij gjigande.

Megjithatë franko- gjermani thotë se nuk do të mira materiale. Ajo që kemi në pronësi është e përkohshme pasi ne jemi për një periudhë të shkurtër kohe. Veprimet tona kanë rëndësi, aty është vlera e vërtetë, thotë ai.

Së fundmi ai ka blerë 1.3 miliard dollarë aksione në Burger King.

Në vitin 2000 pati një epifani dhe që atëherë vendosi që të japë më shumë se gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›