E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni antidrogë në Tiranë, 3 në pranga, mes tyre 1 efektiv policie

TIRANË- Policia e Tiranës arreston 3 persona, ndërkohë që sekuestron rreth 150 kg kanabis sativa. Zëdhënësja e Policisë së Tiranës bën me dije se "falë operacionit të koduar ‘Depërtimi’, është arritur kapja dhe arrestimi i shtetasve Fiqiri Shkelqim Kaso, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, Bledar Halit Danaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës policie pranë Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, Arti Luan Karoli, 31 vjeç, banues në Gjirokastër".

Zëdhënësja thekson se këto shtetas u kapën në flagrancë përgjatë momenteve të trasportimit me dy automjete të lëndës narkotike kanabis sattiva, dhe më konkretisht u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës, në një parking pranë një Qëndre Tregëtare në Tiranë.

Sipas policisë lënda narkotike vinte nga Lazarati me qëllim shitjen dhe shpërndarjen në kryeqytet. Policia thekson se gjatë operacionit u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri dhe 2 automjete. Materialet në ngarkim të tre personave të arrestuar i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›