Ortodoksët festojnë Ditën e Ujit të Bekuar

Besimtarët ortodoksë festojnë sot ditën e Ujit të Bekuar, apo siç njihet ndryshe, Dita e Epifanisë. Festa shënon pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan. Në këtë ditë të shenjtë besimtarët mbushin ujë nga çezmat e improvizuara pranë kishave, pasi ky gjest nënkupton pastrimin e shpirtit dhe shërimin e sëmundjeve.
Me këtë rast organizohen edhe ceremoni simbolike ku një kryq hidhet në lumë apo det dhe kapet nga besimtaret, të cilët e mbajnë për një vit në shtëpi.
Dita e pagëzimit të Krishtit, ose siç njihet ndryshe Dita e Ujit të Bekuar, ëhstë festuar sot në qytetet e mëdha të vendit, si në Berat, Durrës, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.