E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osasuna shkarkon Camachon

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 18:14

Osasuna ka shkarkuar trajnerin Jose Antonio Camacho, pas rënies në zonën e rrezikuar në La Liga.

Ndeshja e fundit e Camachos në drejtimin e Osasunas ishte disfata 1-0 në Real Sociedad, rezultat që e ktheu ekipin në pozitën e 18-të në tabelë.

Osasuna ka humbur gjashtë nga 11 ndeshjet e saj të fundit, ndërsa fitorja e vetme gjatë kësaj periudhe është befasia 1-0 në shtëpi ndaj Real Madridit.

Camacho, ish selektor i Spanjës dhe trajner i Real Madridit, mori drejtimin e Osasunas në tetor 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›