E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali s’ka bërë ofertë për Fabregasin

Nga Express më 14 shkurt 2011 në ora 18:15

Real Madrid ka mohuar spekulimet rreth interesimit për transferimin e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.

Topxhinjtë e mbajtën 23 vjeçarin gjatë verës së kaluar, pavarësisht dy ofertave nga Barcelona dhe dëshirës së Fabregasit për t’u kthyer te klubi i tij i fëmijërisë.

Gjiganti katalan tani duket i ftohur rreth mundësisë së transferimit të Fabregasit, ndërsa javën e kaluar qarkulluan spekulime se interesim ka shprehur Reali. Mirëpo, drejtori i përgjithshëm i gjigantit madrilen, Jorge Valdano, ka insistuar se klubi nuk ka bërë ofertë për Fabregasin.

“Ne kurrë nuk kemi paraqitur ofertë për Fabregasin e as që kemi biseduar me Arsenalin. Kemi marrëdhënie të mira me Arsenalin dhe nuk duam të kemi keqkuptime”, tha Valdano për Canal +.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›