Oscar e ëndërron Chelsean

Objektivi i Chelseat, Oscar shpreson ta realizojë ëndrrën, duke u transferuar në Stamford Bridge, por momentalisht është i koncentruar totalisht për ta fituar medaljen e artë me Brazilin në Olimpiadë.
“Nëse shkoj në Chelsea, kjo do të jetë një ëndërr që bëhet realitet. Ata e kanë njërin prej ekipeve më të mira në Evropë. Besoj se do të kem një Olimpiadë të mirë, dhe nëse shkoj në Chelsea, do të arrij me ndjenja të mira”, deklaroi mesfushori brazilian.
“Unë besoj në aftësitë e mia. Nëse shkoj në Londër, do të vazhdoj ta bëj atë që po e bëj në Internacional, ku po punoj shumë për t’u përmirësuar”, vazhdoi 20 vjeçari Oscar.