E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicër – Shqipëri, gati biletat

Kombëtarja e Shqipërisë pritet të përkrahet nga tifozët shqiptarë në eliminatoret për Kampionatin botëror ‘Brazili 2014’, ndoshta si asnjëherë më parë.

Një biletë për pjesëmarrje në Botëror përfaqësuesja shqiptare do ta kërkoj përballë rivalëve të grupit: Zvicrës, Norvegjisë, Sllovenisë, Qipros e Islandës.

Por, vëmendja e gjithë tifozëve shqiptarë do të jetë e përqendruar në dy përballjet mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Këto përballje po priten me interes edhe nga tifozët zviceranë.

Kjo pasi ekipi helvetik në radhët e veta do t’i ketë të paktën pesë futbollistë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili, apo ndoshta edhe më shumë.

Madje, Zvicra ndeshjen e parë si vendase do ta zhvilloj përballë kuqezinjve më 11 shtator në Luzern.

Federata Zvicerane e Futbollit ka vendosur që të martën e ardhshme t’i hedh në shitje biletat për ndeshjen e skuadrës së saj ndaj Shqipërisë.

Sipas medieve helvetike, çmimi i një bilete do të sillet prej 10 deri në 90 franga, derisa ende nuk dihet se sa të tilla do t’u ndahen tifozëve në Shqipëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›