Oscar fton Neymarin në Chelsea

Ylli i Santosit, Neymar ka njoftuar se bashkëkombësi i tij brazilian, Oscar i ka bërë thirrje ti bashkohet në Chelsea.
20 vjeçari spekulohet me transferim te Barcelona ose Real Madridi në sezonin e ardhshëm. Por, pas paraqitjeve me Oscarin në ekipin e Brazilit në Olimpiadën 2012 në Londër, Neymar ka thënë se bashkëkombësi i tij e ka ftuar të transferohet në Stamford Bridge.
“Oscar më dërgon mesazhe dukë më treguar se sa klub i madh është Chelsea dhe më thotë se Londra është qytet i mrekullueshëm”, deklaroi Neymar për tabloidi britanik The Sun.