Oskar, 20 vjeçari që “çmendi” Abramoviç
ANGLI- Arrin në futbollin e madh duke parakaluar një seri kampionësh të njohur si Nejmar apo Ganso. Quhet Oskar Dos Santos dhe sapo është blerë nga Çelsi për shifrën rekord të 31 milionë eurove. Rekord, sepse braziliani është vetëm 20 vjeç dhe vjen nga Internacional Porto Alegre. Nuk ishte një i famshëm, por ai shënoi 3 gola në finalen e kampionatit botëror U 20. Kur shkoi te San Paolo në fillimet e karrierës së tij, të gjithë e krahasuan me Rikardo Kaka.
Prej tij, Oskar ka trashëguar vetëm fanelën, por dikush thotë edhe klasin. “Është një futbollist fantastik. Isha duke parë finalen e Botërorit U20 dhe aty dallonte një djalosh që lëvizte më mirë se të tjerët, - rrëfen Salvatore Banji, ish-lojtar i Napolit në kohën e Maradonës. – Shënoi golin e parë, pastaj të dytin dhe në kohën shtesë një perlë. Një tripletë në finalen e një Botërori edhe pse për të rinj, nuk është diçka që ndodh përditë”, shton ai. Në fakt, ai tre golësh duhet t’i ketë ndryshuar jetën djaloshit brazilian, duke qenë se arriti të bëjë të “çmendet” edhe një si Abramoviç. Rusi kishte në dorë emra më të kuotuar si Kasemiro, Dudu apo Henrike, por preferoi Oskar. “31 milionë euro janë ca si shumë për një lojtar të ditëlindjes 1992, - thotë Banji. – Një shifër e ekzagjeruar”, shpjegon ai.
(ma.ar/BalkanWeb)