Ne mundemi në Bundesligë

Anëtari i Kombëtares shqiptare e njeh mirë elitën e futbollit gjerman, pasi më ish skuadrën e tij Bochum kishte zhvilluar mbi 52 ndeshje në Bundesligë.
“Ne nuk duhet të mashtrohemi nga ndeshjet e mira që kemi luajtur në kupë. Për ne ndeshja e parë do të jetë për mbijetesë. Duhet të konfirmojmë përformancën tonë javë pas jave”, ka theksuar ai.
Si mbrojtësi më i mirë në Bundesligë 2, Mavraj është i vetëdijshëm se nuk do ta ketë lehtë në Bundesligë përballë sulmuesve të klaist botëror. “Gomez, Huntelaar apo të tjerë në Bundseligë nuk ka sulmues të dobët. Do të jetë një detyrë e vështirë për t’i ndalur ata”, u shpreh Mavraj.
Paraqitjet e mira të Mavrajt në sezonin e kaluar nuk kanë mbetur pa u shpërblyer. Përveç inkuadrimit në Bundesligë, mbrojtësi kosovar u ftua edhe në Kombëtaren shqiptare nga trajneri italian De Biasi.