Konte 4 ore ne pyetje
Përfundon pas 4 orëve, marrja në pyetje e Antonio Kontes nga prokurorët e Federatës Italiane të futbollit, FIGC. Trajneri i Juventusit kampion të Italisë u paraqit për të dhënë versionin e tij të fakteve rreth episodeve që lidhen me sezonin 2010-2011, kur drejtonte Sienën.
“Jam i kënaqur, deklaroi Konte jashtë zyrave të federatës për mediat. Sqarova gjithçka. Jam shumë i kënaqur. Më në fund arrita të tregoja të vërtetën dhe tashmë do të kthehem te Juventusi për të fituar të tjerë trofe”.
Drejtuesi i stolit të “Zonjës së Vjetër” shoqërohej nga avokatët mbrojtës dhe emri i tij u brohorit nga disa tifozë juventinë që ndodheshin pranë zyrave të institucionit që drejton futbollin.
Konte është akuzuar nga ish-lojtari i Sienës, Filipo Karobio, tashmë i penduar, që ka dekalruar se për ndeshjen e humbur 1-0 në fushën e Albinolefes më 29 maj 2011 “të gjithë ishin dakord, skuadra dhe trajneri”.
Mes të tjerave, në dëshminë e tij, ish-futbollisti toskan ka përmendur edhe një akord për barazim në ndeshjen e 30 prillit 2011, ku takimi ndërmjet Novarës dhe Sienës përfundoi në barazim 2-2.
“Vetë Konte na tha se mund të qëndronim të qetë, pasi kishim arritur një akord me Novarën për barazimin”, ishte një tjetër deklaratë e Karobios. Nga ana e tij, Konte është mbrojtur duke theksuar se akuzat e ardhura nga ish-lojtari lidhen me një hakmarrje pas një sherri që bashkëshortet e tyre kanë pasur gjatë një feste të skuadrës. Me fjalë të tjera akuzat e Karobios mund të hidhen poshtë, pasi lojtari mund të ketë tentuar të përfshijë teknikun në skandal për arsye personale.