Oskar 2011: “Rrjeti social” dhe “Fjalimi i mbretit”, lufta e votës së fundit
Pa dyshim që bëhet fjalë për dy prodhime kinematografike që kanë qenë më të vlerësuarit, por dhe që inkasuan më shumë para. Mbreti Giorgo kundër Facebooku-t. Një betejë e vërtetë në Los Angjelos për çmimet “Oskar”. Dy filmat që u përkasin epokave të ndryshme lakmojnë statujën e vogël por të çmuar “Oskar”. Edhe pse në mes të të dyve qëndron padyshim rikthimi i mrekullueshëm në kohën e kaubojve në filmin e vëllezërve Cohen, që bëri për vete gjithë Berlinin. Një garë epokash edhe te çmimet “Oskar”. Filmi i David Fincher, që ka në qendër krijuesin e Facebook-ut, ka regjistruar një shifër prej 220 milionë dollarësh, ndërsa filmi britanik që bën fjalë për mbretin Giorho V, i regjisorit Tom Hooper, sillet te 209 milionë dollarët dhe për më tepër i nominuar për plot 12 çmime “Oskar”. I pari është mirëpritur si në Amerikë edhe nivel botëror, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për filmin britanik, i cili është pritur mjaft mirë në Britani, por ka mbetur para jashtë kufijve të saj. Një kuriozitet përsa i përket kësaj të fundit: filmi është pritur mjaft mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në disa qytete, si në Ohajo, Ilinois apo në Karolinën e Veriut, ku afroamerikanët përbëjne 52% të popullsisë. Me sa duket, kjo shpjegohet me faktin se shumë njerëz atje identifikohen me historinë e një monarku që mëson të flasë pa komplekse në daljet e tij publike. Por duket se mbreti që belbëzon, interpretuar nga Colin Firth, nominuar edhe për “Oskar” dhe si aktori më i mirë, ka bërë për vete dhe kritikën.
Prodhimi i tretë për “Oskar”, përsa i përket fitimeve, është trilleri i Christopher Nolan, “Inception”, që ka mundur të gjitha prodhimet kombëtare, duke sjellë 292 milionë dollarë. Por të jesh favorit shpesh herë nuk ka qenë aspak fatsjellës në çmimet “Oskar”, por këtë vit konkurrentët favoritë kanë qenë të shumtë dhe kjo duket se e prish “syrin e keq”, ku përveç “Fjalimit të mbretit” apo “Rrjeti social” (The social network), që sjell epopenë e krijimit të Facebook-ut, fitues i çmimit “Globi i artë” në muajin janar nuk mbeten prapa për atë çfarë sjellin edhe “True grit”, një rikthim i mrekullueshëm në kohën Wester të vëllezërve Coen apo “The kids are all right”. Rregullat e çmimit “Oskar” janë ndryshe nga të tjerat: futen në listën e kandidimit vetëm filmat në gjuhën angleze, pavarësisht se cili është shteti që e ka prodhuar filmin. Përsa i përket filmit më të mirë të huaj, favorit mbetet “Biutiful” i Alejandri Gonzales Inarritu. Italia ka mbetur jashtë këtë radhë dhe i vetmi përfaqësim i saj mbetet Antonella Cannarozzi, për të nominuar për kostumet në filmin e Luca Guadagnino-s, “Unë jam dashuria”.
Natalie Portman në versionin “Mama”
Nominuar për “Oskar” si aktorja më e mirë, Natali Portman parakalon në tapetin e kuq jo vetëm si favorite kryesore për interpretimin e saj në filmin “Black Swan”, por edhe si një mama e ardhshme me barkun “te goja”. Favoritë për këtë titull janë dhe Annetë Bening, Nikolë Kidman, Jenifer Lawrence e Mishelle Wlliams. Ashtu si dhe filmat edhe në kategorinë e aktorëve më të mirë ka “grindje”. Favoritë duken edhe Javier Bardem ("Biutiful") , Jeff Bridges ("True grit"), Jesse Eisenberg. Gjithsesi, Hollivudi numëronte orët e fundit të Edicionin të 83-të të çmimeve “Oskar”, që ashtu siç është bërë e ditur prezantohet nga Anne Hathaway dhe James Franco, yjet e rinj të kinemasë botërore, që do të ngjiten në skenën e Kodak Theatre në Los Angjelos në orën 17.00 me orën lokale, kur në Shqipëri ora shënon 2 e natës, për të dhënë vlerësimet për filmat më të mirë të vitit dhe trofeun më të lakmuar të kinemasë botërore, “Oksar”.
Gjithçka OK në Teatrin Kodak në Hollivud
Tapeti i kuq 150 metra i gjatë dhe 10 metra i gjerë është shtruar prej dy ditësh në hyrje të Teatrit, ashtu si dhe 23 statujat e mëdha të çmimeve “Oskar” që përshkojnë gjatësinë e tij. Yjet, ndërkohë, pas provave të fundit kanë vendosur më në fund veshjen me të cilën parakalojnë në tapetin e kuq.