E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder- Eto'o, Interi shkon në -2 nga Milani

SHKRUAN: Jeton Selimi 28-02-2011 11:23

Tjetër hap fals i Romës. Skuadra verdhekuqe e drejtuar tashmë nga Montela pas dorëheqjes së Ranierit, ka barazuar 2-2 në fushën e saj me Parmën. Edhe në këtë takim, ashtu si para një jave në Xhenoa, Roma nuk ka mundur të mbajë avantazhin e dy golave të shënuar nga Toti, përkatësisht në mintuën e 19-të dhe të 61-të. Parma ka barazuar brenda 5 minutave falë dy golave të blerjes së janarit, Amauri, i cili pas mungesës së gjatë të golit tek Juventusi, me skuadrën e re shfaqet i rilindur duke shënuar 3 gola në dy ndeshje. Braziliani ndaj Romës shënoi fillimisht në minutën e 74 e më pas në të 79-n. Udinezja ka shkatërruar 0-7 Palermon, një rivale e drejtpërdrejtë e friulianëve për një vend në kompeticionet europiane. Miqëtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh të plot 5 golave, 2 me autor Di Natalen e 3 me anë të Sancez. Duke përfituar nga avantazhi numërik në fushë, pas largimit të Baçinoviç për vendasit në fund të pjesë së parë pas marrjes së kartonit të dytë të verdhë, miqtë e nisin pjesën e dytë aty ku lanë të parën. Sançez shënon golin e tij të 4 në këtë takim e të 6 për skuadrën e për të ardhur tek minuta e 60-të kur Di Natale kompleton “7 mrekullitë” me anë të një 11-metërshi. Në takimet e tjera, Kaljari mundi minimalisht 1-0 Lacion, ndërsa Bari e Fiorentina u ndanë në barazim 1-1. Po në barazim, por me rezultatin 2-2 përfundoi edhe Breshia-Leçe. Ndërkohë që në ndeshjen hapëse të së dielës, e luajtur në 12:30, Katania mposhti Xhenoan 2-1. Sot do të luhet edhe ndeshja e fundit e kësaj jave, ku Milani do të presë Napolin, në një ndeshje që do të përcaktojë shumë për fatin e të dyja skuadrave. Ekipet do të zbresin në tapetin e “San Siros” në orën 20:45.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›