Oskar Tabarez: Ne jemi një skuadër e kompeltuar
Uruguai
Oskar Uashington Tabarez nuk mund se si të mos të jetë “shumë i kënaqur” për fitoren kundër Meksikës, e cila vlen vendin e parë në Grupin A pa pësuar asnjë gol në këto tre ndeshje. "Jam shumë i kënaqur për këtë rezultat dhe sepse u kemi dhuruar këtë kënaqësi të madhe njerëzve tanë në Meksikë. E kemi mbyllur fazën në grup me dy fitore shumë të bukura dhe një barazim dhe e shkojmë me meritë në 16-she. Kundërshtari me të cilin dot duhet të përballemi? Mendoj se në fazën e parë kemi demonstruar se jemi një skuadër e vështirë për t’u përballur për skuadrat e tjera”.
#