Trajneri Aguirre: Duhet të jemi më të zgjuar në 1/8-at
Meksika
Trajneri i Meksikës nuk e lë veten rrëmbehet nga entuziazmi për suksesin e arritur edhe pse humbi ndaj Uruguajit ndeshjen e tretë në grupin A. “Nuk e interpretuam drejtë ndeshjen, ishim të fjetur, por endë mund të hyjmë në histori. Duhet vetëm të luajmë mirë. Nuk luajtëm në nivelin që duhej dhe nuk mundëm të ndryshojmë situatë në vazhdimësinë e ndeshjes, është shprehur tekniku i meksikanëve, i cili nuk e shijon kualifikimin. Ne duhet të jemi të qetë, të besojmë dhe të shpresojmë se mund të hyjmë në histori. Duhet të mendojmë vetëm të luajmë mirë dhe të përmirësojmë”
#