E Diel, 1 Nëntor 2026

Peizazhe gjeniale mbi trupat lakuriq

Fotografitë, në shikim të parë duken si fotografi peizazhesh, por po të shikohen më mirë në to shihet se si njerëzit në të vërtetë janë figura, ndërkaq toka mbi të cilën qëndrojnë janë trupat e modeleve lakuriqe. Nga Express më 04 mars 2011 në ora 13:13

Artisti Allan Teger i përdor modelet lakuriqe, në të cilat pastaj vendosë dhjetëra figura në miniaturë, duke krijuar kështu iluzione fascinante.

Qëllimi i tij është që të nxisë perceptimin njerëzor të realitetit dhe të tregojë se në të njëjtën kohë ekziston një realitet i shumëfishtë.

Në njërën prej këtyre fotografive shihet se si një njeri zhytet në pishinën - në kërthizë, përderisa në tjetrën shihet një peshkatar i vetmuar derisa përpiqet të zë peshk - në kërthizë.

Teger thotë se ideja i kishte lindur derisa po ligjëronte lëndën e psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë. Ai pohon se kalon me muaj të tërë duke menduar për realitetet e shumëfishta, para se t’i qartësohet një ide në mendjen e tij.

“Kam përdorur metoda të vjetra, pa truqe, kompjuter ose fotografi të dyfishta. Pra, përderisa sot secila fotografi është rezultat i manipulimit kompjuterik, unë shpresoj se njerëzit do ta vlerësojnë faktin se puna ime është krejt e ndryshme”, i tha Teger gazetës ‘Daily Mail’.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›