Oslo, gjendet pako e dyshimtë, evakuohet stacioni i trenit

Disa zona të stacionit qëndror të Oslos, janë evakuuar për shkak të prezencës së një valixheje të dyshuar. “Është gjetur një valixhe e harruar, pikërisht pranë platformës 19 të stacionit të trenit”, ka shpjeguar zëdhënësi i Hekurudhës, Olav Nordli për agjencinë lokale “Ntb”.
Mësohet se zona përreth platformës 19 është evakuuar, dhe është ndaluar po ashtu qarkullimi i trenave dhe i autobusëve në këtë zonë. Ndërkohë që Norvegjia ka rritur masën e sigurisë pas sulmeve të ndodhura në vend, ku mbetën të vdekur 76 persona.
Një ditë më parë avokati i Breivik konfirmoi se klienti i tij në internet kishte shkruar për “luftëtarë të rezistencës” dhe ka përmendur si caqe të mundshme sulmesh centralet bërthamore në Zvicër. Autoritetet e hetuesisë në Britaninë e Madhe dhe në Gjermani po shqyrtojnë provat përkatëse.