E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liban, SHBA dënon sulmet ndaj OKB-së

Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër shpërthimet në Liban, ku u plagosën gjashtë paqeruajtës francezë të OKB-së.
Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-mun shprehu shqetësimin e tij për sulmin ndaj Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban, duke vënë në dukje se ky ishte sulmi i dytë ndaj trupave të Kombeve të Bashkuara, gjatë dy muajve të fundit.
Këshilli i Sigurimit e quajti shpërthimin një sulm terrorist dhe e dënoi atë në termat më të ashpër.
Në deklaratën e tij, DepartamentiA i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve libaneze për të kryer një hetim të plotë dhe për të sjellë autorët e sulmit para drejtësisë.
Deklarata e SHBA-së gjithashtu shprehu mbështetjen e vazhdueshme për mandatin e paqeruajtësve të OKB-së, për të monitoruar kufirin midis Libanit dhe Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›