E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekim të gabuar, dënohet 1 vit burg mjeku

ELBASAN-Gjykata e Elbasanit caktoi sot dënimin me 1 vit burg për mjekun Ylli Muca. Doktori shpallet fajtor për mjekim të gabuar dhe vonesë në mjekim ndaj një pacienti. Vendimi u caktua pas kërkesës së prokurorisë.

Ngjarja është shënuar më 5 Shtator të vitit 2008 në Gjegjan të Elbasanit, kur shtetasi Hajri Nasufi 45 vjec, babai i tre fëmijëve është dërguar i sëmurë në spitalin e Cërrikut. Mësohet se Nasufi për 15 morë nuk mori asnjë ndihmë mjekësore dhe më pas u mjekua, mjekim që rezultoi nga hetimet i gabuar.
Nasufi është dërguar në gjendje kome në Tiranë ku dhe ndërroi jetë në spital.
Familjarët e Nasufit akuzuaj mjekun që e mjekoi, Ylli Mucën.
Nga hetimet e kryera prokuroria akuzoi mjekun si shkaktar për vdekjen e babait të 5 fëmijëve. Sipas prokurorisë, mjeku neglizhoi rastin në fjalë. Gjykata e Elbasanit e shpalli sot mjekun Muca fajtor duke e dënuar me 1 vit burg.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›