Flash nga Kategoria e Parë

LUFTËTARI- Stadiumi "Gjirokastra" do t'i nënshtrohet rikonstruksionit. Bashkia dhe FSHF do të kontribuojnë për shtrimin e fushës me tapet të ri, ku në projekt përfshihen edhe drenazhimi i fushës e zgjerimi i pistës.
DAJTI- Auelent Guri, sulmuesi i talentuar 21-vjecar kërkohet nga disa ekipe nga Liga Superiore. Edhe pse kampionati i Kategorisë së Parë ka përfunduar lojtarët e Dajtit janë duke u stërvitur individualisht sipas një programi të përcaktuar nga stafi teknik.
TURBINA- Presidenti Gentian Gjoka deklaroi synimin e tij për të qenë sponsori i skuadrës cërrikase edhe për një sezon tjetër. Javët e fundit ka pasur një konflikt financiar midis lojtarëve dhe presidentit. Gjoka shkarkoi trajnerin Ilir Metani, duke e akuzuar se ishte bërë palë me lojtarët, të cilët kishin firmosur një peticion për largimin e presidentit.
SKRAPARI- Skrapalinjtë janë të cmendur për festë. Pas debutimt të jashtëzakonshëm në Kategorinë e Parë, presidenti Hysen Caka, ka projektuar një festë të jashtëzakonshme në qytetin simpatik jugor.
GRAMOZI- Portieri 21-vjecar i Gramozit, korcari Julian Agolli u shpreh i kënaqur me rezultatet ekipit të tij, ku kulmi ishte titulli kampion i Kategorisë së Dytë. Gramozi do të luajë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
TËRBUNI- Kapiteni i Tërbunit, Eno Samaraxhiu del në krah presidentit Syla, në konfliktin që ky i fundit ka kryetarin e Bashkisë së Pukës, Rrustem Strugaj. Petrit Syla investoi disa qindra milionë lekë për të ngjitur Tërbunin në Kategorinë e Parë.
TOMORI- 18-vjecari Algert Avdo, i cili luajti me skuadrën beratase nga fillimi i fazës së dytë, ka rënë në sy të disa prej klubeve të Kategorisë së Parë dhe asaj Superiore.