Elbasani në kërkim të trajnerit

Elbasani, teksa ka siguruar shërbimet e maqedonasit Nikola Karcev, është në pritje te konfirmimit të trajnerit të ardhshëm, i cili mund të jetë sërish edhe trajneri Krenar Alimehmeti, pavarësisht se flitet për pistë të huaj. Te Elbasani është shfaqur një portier maqedonas. Gjithsesi, lajmet që vinë nga kampi verdheblu flasin për një merkato me ngjyra afrikane. Dy lojtarë nga Zimbabve mund të jenë përforcime cilësore për skuadrën e presidentit Arben Laze .