Apolonia, psonisje ne Brazil

Skuadra fierake e ngjitur në Kategorinë Superiore, si vendi i dytë i së Parës, synon të bëjë një edicion të pëlqyeshëm midis 12 ekipeve më të mira të Shqipërisë. Trajneri Gerti Haxhiu pohoi se grupi i lojtarëve do të qëndrojë, teksa priten edhe disa përforcime nga jashtë, teksa sezonin që sapo u mbyll për ngjyrat fierake luajtën brazilianët Uashington Junior dhe Jean Da Silva.