E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osmani merr pjesë në takimet e grupit të EPP-së në Këshillin e Evropës

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së dhe deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në vizitë disa ditore në Strasburg ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Me ftesë të grupit politik të EPP-së në Këshillin e Evropës, ajo sot mori pjesë në takimet e këtij grupi ku në agjendë, mes të tjerash, ishte edhe zgjedhja e Kryetarit të Grupit Parlamentar të EPP-së në Këshillin e Evropës. Ajo është pritur nga deputetë të këtij grupi të cilët mirëpritën anëtarësimin e LDK-së në EPP, si dhe pjesëmarrjen e deputetes Osmani në punimet e organeve të Këshillit të Evropës.

Grupi i EPP-së është grupi më i madh politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, .Osmani gjithashtu pati takime të shumta me deputetë nga shtete të ndryshme të Evropës, e sidomos nga shtete anëtare të Këshillit të Evropës që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›