E Diel, 1 Nëntor 2026

Osmani pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë

PRISHTINË, 16 shkurt/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me Kryeministrin Edi Rama i cili zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Osmani shprehet në një postim në rrjetet sociale se “pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore e cila na bashkon”.

Kryetarja e Shtetit thekson se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët.

Osmani shprehet se ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›