E Diel, 1 Nëntor 2026

Osumi burim epidemie per Beratin

Lumi Osum, i cili kalon përmes qytetit muze të Beratit dhe që gjatë gjithë rrjedhës së tij kalon në komuna e bashki të populluara, është kthyer në një burim epidemish për banorët. Ky lumë, dikur zbukuronte me rrjedhën e tij të pastër ambjentet ku kalonte si dhe përdorej për vaditje tokash.
Sot Osumi, për shkak të ndotjes së tij është shndërruar  në  rrezik për sëmundje të ndryshme për të gjithë banorët e kësaj zone. Brigjet e lumit janë ndotur nga ujërat e zeza  të qytetit, gjithashtu aty hidhen mbetjet inerte dhe plehra. Banorët të cilët e kanë për traditë të kalojnë buzë lumit, pranë të cilit është dhe shëtitorja e qytetit pohojnë se ky lumë sot është kthyer në një makth. Ata akuzojnë bashkinë e cila sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë për këtë shqetësim. Nga ana tjetër  specialistja e mjedisit pranë bashkisë Berat, Mirela Buhuri thotë se po punohet për të mos lejuar hedhjen e mbetjeve urbane në Osum.
Gjithashtu Buhuri pohon se nga ana e bashkisë Berat është duke u  punuar për një projekt në bashkëpunim me një studio franceze për sistemimin e lumit Osum.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›