Jeremic kandidon per ne OKB

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka kandiduar për postin e udhëheqësit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por ai nuk ka mbështetjen e vendeve fqinje. Fajtor për këtë si duket është vetë Jeremiçi, i cili me deklaratat e tij të ashpra dhe tonin e zënkave ndaj vendeve fqinje ka bërë që në vendet e rajonit të krijohet një lloj animoziteti ndaj tij.
Ndërkaq, Kroacia ka bërë të ditur se do të mbështetë kandidaturën e Lituanisë. Ndërsa anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Jelko Komshiç, thotë se është kundër kandidaturës së Vuk Jeremicit. Ministri i Jashtëm serb duket se ka harruar të lobojë tek shtetet fqinje, me shpresë se do të ketë mbështetjen automatike.
Vetë kandidatura e Vuk Jeremiçit për këtë post ka mbërritur relativisht vonë, kur disa vende kanë kryer edhe fushatat e lobimit për kandidatët e tyre, thotë Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për rajone. Jeremiç, i pyetur se si i komenton refuzimet e kandidaturës së tij prej disa vendeve të rajonit përgjigjet: se është e drejta sovrane e secilit vend që të vendosë kur bëhet fjalë për kandidaturat ndërkombëtare.