E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra ne Afganistan familjet e viktimave marrin 46 mije dollare

Vrasjet në distriktin e Panxhait, Afganistan, tashmë kanë tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet mes Kabulit dhe Uashingtonit. Sipas BBC-së familjet e viktimave do të marrin 46 mijë dollarë për cdo person të varrë, ndërsa të plagosurve do u jepen 10 mijë dollarë për të përballuar kurimin.
Ndërkohë që, rreshteri amerikan, Robert Bales ka marrë akuza për 17 vrasje me paramendim. Familjarët e viktimave janë takuar me anëtarë të personelit të ushtrisë amerikane dhe janë informuar për të gjitha dëshmitë që do të jepen në gjyqin ndaj rreshterit amerikan Bale. 11 marsin e kaluar ai vrau 17 afganë mes të cilëve 9 ishin fëmijë. Por mbi 38 vjeçarin Bales rëndojnë dhe akuza për tentativë vrasje pas sulmit ndaj dy të rriturve dhe gjashtë fëmijëve. Aktualish Bale ndodhet në një burg në Kansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Avokati i tij mbrojtës vazhdon të deklarojë se klienti i tij ka qenë i pirë në momentin e vrasjeve dhe nuk mban mend asgjë nga ato që kanë ndodhur. Gjithashtu ai shprehet se nuk ka asnjë provë shkencore kundër tij, dhe asnjë rrëfim për vrasjet e kryera. Bales mbetet i dyshuari i vetëm edhe pse burime afgane thonë se kanë qenë më shumë se dy persona ata që kanë kryer vrasjet. Gjyqi ndaj tij mund të zgjasë me vite, dhe nëse shpallet fajtor ai do të dënohet me vdekje. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›