Oswald: Nxirrni përgjegjësitë nga raporti për statusin

Sipas tij, secila palë duhet të nxjerrë përgjegjësitë e saj. "Unë jam thellësisht i bindur se politika shqiptare, politikanët e këtij vendi do të dinë ta vlerësojnë në mënyrë objektive lëndën e këtij Progres Raporti, për të nxjerrë më pas konkluzionet konkrete, përgjegjësitë dhe angazhimin e tyre në vijim", tha zyrtari i lartë gjerman në një intervistë për radion DW.
Sipas tij, politikanët shqiptarë, nëse dëshirojnë që vendi i tyre të ecë në rrugën e integrimit evropian, do të duhet të ulen së bashku për të marrë ato vendime që kërkon interesi i përbashkët i vendit, por dhe atë që pret vetë BE nga Shqipëria".
Ai shton se Shqipëria është një demokraci e re dhe kjo vihet re në diskutimet e zjarrta politike në Parlament. “Në parlament diskutohet vërtet me shumë pasion rreth zhvillimeve politike. Por unë jam thellësisht i bindur se partitë politike, politikanët shqiptarë nëse dëshirojnë që vendi i tyre të ecë në rrugën e integrimit evropian, do të duhet të ulen së bashku për të marrë ato vendime që kërkon interesi i përbashkët i vendit, por dhe atë që pret vetë BE nga Shqipëria”, tha gjithashtu. /S.Ll/Start/
2011-10-14 14:19