E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banesa për 45 familjet e dëbuara rome

Gjatë ditës së sotme, ai ka pritur në një takim përfaqësi të komunitetit rom të dëbuar para disa muajsh nga vendqendrimi i tyre pranë Stacionit të Trenit në Tiranë.

Dyzetë e pesë familjet rome u strehuan dhe vazhdojnë të trajtohen në një kamp emergjence të ngritur në periferi të Tiranës, nga Ministria e Punës, në bashkëpunim me donatorët.

Gjatë kësaj periudhe, komuniteti i strehuar në kamp është mbështetur me ndihma në veshmbathje dhe ushqime, të siguruara si nga bashkëpunimi me donatorë edhe nga rezervat e shtetit. Shqetësimit të përfaqësisë rome për zgjidhjen e strehimit të përhershëm të 45 familjeve rome,

Ministri iu përgjigj se Ministria që ai drejton, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Entin Kombëtar të Banesave, tashmë kanë përcaktuar zonën ku do të ndërhyhet dhe po punojnë për përfundimin sa më parë të procedurave të nevoshme ligjore.

Ministri Ksera u interesua për problematikat e tjera që shqetësojnë këto familje dhe garantoi se të gjitha strukturat janë udhëzuar të zgjidhin në kohë dhe në mënyrë afatgjatë çdo problem. Po ashtu, Ministri Ksera bëri me dije se Ministria po ngre ura bashkëpunimi edhe me pushtetin vendor në mënyrë që ky komunitet të sigurojë një akses më të mirë në të gjitha shërbimet e ofruara. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-14 14:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›