Oto Bariç: “Dua miqësore me , Spanjën, Italinë, Francën e Kroacinë

Bledar KUKA
Deri tani flitej për mundësinë e një miqësoreje ndaj Kroacisë "së tij", por Oto Baric i është hapur oreksi. "Kam folur me spanjollët, italianët dhe francezët, - pohoi ai dje për gazetën kroate, "Vecernji List", - dhe do të doja të luaja edhe ndaj Kroacisë. Kudo që të jetë, për mua është njëlloj". Trajneri i rinovuar i Shqipërisë vlerëson lart punën e tij në krye të kuqezinjve dhe nuk i trembet asnjë kundërshtari. "Kam krijuar një skuadër të shkëlqyer dhe shpresojmë që të shkojmë një hap më tej, - vazhdoi ai, - për këtë arsye dua të luaj ndaj kundërshtarëve sa më të fortë". Ndër këta janë edhe italianët, spanjollët e francezët me të cilët Baric thotë se ka biseduar. "Duka m'u lut" Varianti i paraqitur nga Baric lidhur me bisedimet që ka pasur me Armand Dukën e FSHF-së, është tepër "pro Oto". "Desha që ta ndihmoja Dinamon (e Zagrebit), - rrëfen ai, - vizioni i Mamiqit (presidentit të klubit) më intrigonte shumë, por nuk mund t'i refuzoja shqiptarët. M'u lut presidenti i Federatës dhe përfaqësues të lojtarëve po ashtu, i gjithë kombi është me mua. Një gjë të tillë nuk e kisha përjetuar kurrë, ndaj edhe nuk pata zemër që t'i thoja jo". Për të qenë i qartë me Dinamon, Baric i ka rënë telefonit të Mamiqit, por nuk ka mundur të lidhet dot me të, ndaj ka biseduar me një zyrtar tjetër të klubit, Vrbanoviq. "Të më falë Mamiqi, shqiptarëve nuk u thoja dot jo", - i ka përsëritur edhe atij. Kroati nuk rrëfen detaje lidhur me pagesën, duke prerë shkurt se "paratë nuk ishin faktori vendimtar". Tashmë ai do të jetë në krye të Shqipërisë edhe për 18 muaj të tjerë, për eleminatoret e Kampionatit Botëror 2010, ndonëse në ndeshjen e parë në grup nuk do të mund të ulet në stol për shkak të pezullimit prej 3 ndeshesh nga UEFA. Bisedë më 25 nëntor Më 25 nëntor, Baric së bashku me presidentin Duka do të jenë në Durban të Afrikës së Jugut, ku do të hidhet shorti i eleminatoreve të Botërorit të ardhshëm. Në atë qytet, trajneri kuqezi do të takojë presidentin e Federatës Kroate të Futbollit Vlatko Markoviq dhe trajnerin e Kroacisë Sllaven Biliq dhe do të bisedojë për miqësoren Kroaci-Shqipëri. Dy ditë më parë presidenti i FSHF-së dhe trajneri veteran ranë dakord parimisht për të zgjatur kontratën mes tyre pasi gjykuan se eleminatoret e Euro 2008-ës duhen konsideruar një sukses. Shqipëria ndodhet në vend të katërt në grupin G, me 11 pikë, duke pritur të ndeshet me Bjellorusinë (Tiranë) më 17 nëntor dhe Rumaninë (Bukuresht) më 21. 1 nëntor 2007