Bariç: “Dua Angline ne Boteror”

Dash Frashëri
INTERVISTË EKSKLUZIVE - Është i cliruar. Ra parimisht dakord për të firmosur kontratën e dytë me Federatën Shqiptare të Futbollit (edhe pse shumë të reduktuar) dhe për "Albania-sport.com" i thotë të gjitha. Nuk kursen asgjë. Asnjë detaj. Ndaj askujt. Edhe lëvdatat ndaj lojtarëve, por edhe kritikat cinike. Edhe synimet, por edhe pakënaqësitë. Edhe këshillat e gruas, por dhe mosbindjen ndaj saj. Pasi është dashuruar me Shqipërinë. Është dashuria e tij e fundit në botën e futbollit. Për të mbetur më pas një legjendë, pasi me 77 vitet e tij, kur teorikisht do të mbarojë edhe kontrata e tij e re, do të mbetet në historinë e futbollit si trajneri më i moshuar në botë. Dhe "Guinnes" e ka një vend për të. Kot nuk e mbiquajnë "Oto Maksimale"... Z. Baric, një "Po" e madhe e juaja ndaj ofertës së Federatës Shqiptare të Futbolllit në lidhje me kontratën e re. Kjo do të thotë se unë do të jem edhe dy vjet trajner me Shqipërinë. Kjo ishte edhe dëshira ime. Bashkëbiseduam në mënyrë shumë korrekte me presidentin Duka. Dua të theksoj një fakt se Dinamo e Zagrebit dëshironte me cdo kusht të më bënte drejtor sportiv të klubit, por tashmë, me përgjigjen e dhënë, është e pamundur të ulem në dy karrige njëherësh. Tani (dje rreth orës 09:30) duhet të telefonoj patjetër drejtuesit e atij klubi për t'u ndarë përfundimisht me ta. Përpara se të vija në Shqipëri, u thashë atyre se ndoshta unë do të pranoja ofertën e tyre (Dinamos), por tani më duhet t'u përcjell me telefon vendimin tim përfundimtar, që është një "Jo". Sa të vështira ishin bisedimet me presidentin Duka? Për të qenë të sinqertë, nuk kanë qenë të lehta. Të paktën të tilla i përjetova unë ato dy orë, dje mbasdite (të mërkurën). Trajtuam detaje të kontratës, për të ardhmen e kombëtares dhe fiksuam edhe nënshkrimin zyrtar të kontratës kur unë do të vij në Tiranë përpara ndeshjes me Bjellorusinë. A do të jetë i pranishëm edhe avokati Skënder Fani në nënshkrimin e kontratës? Jo, përse? Ai nuk ka asnjë lidhje me kontratën time. Sigurisht, është njëri prej të njohurve të mi dhe ruaj marrëdhënie të mira. Kontrata ime është në rregull dhe vetëm ka mbetur pa u fiksuar data e nënshkrimit. Natyrisht, ai do të vijë në Tiranë, por për problemet e tij në lidhje edhe me bashkëpunimin që mund të ketë me federatën. Është folur shumë se pranuat të nënshkruanit kontratën për një shumë më të vogël financiare? Kontrata ime ka të njëjtat kushte si në atë të parën. Duhet të kuptoni një gjë thelbësore. Unë nuk jam bërë trajner për shkak të parave, por se e dua futbollin. Nuk ka as ulje dhe as ngritje të parave që unë do të përfitoj. Thjesht është një kontratë e mirë që unë e kam pranuar. A do të bëni ndryshime në stafin tuaj teknik të ri? Jo. Asistenti im i deritanishëm, Sklavo Kovacic, është një trajner shumë i mirë dhe një pjesë e rëndësishme e suksesit tim i dedikohet dhe atij. Normalisht që do të jetë. Edhe Shpëtim Duro gjithashtu do të jetë në staf. I vetmi ndryshim ka të bëjë me stafin mjekësor, por këto janë gjëra që nuk përbëjnë problem dhe i përkasin së ardhmes. Një bilanc i shkurtër i sezonit të parë? Unë mendoj se kemi kaluar një vit shumë të mirë. Së pari, kemi krijuar një ekip shumë stabël dhe tani e dimë saktësisht ku jemi ne, cfarë duhet të bëjmë, por edhe se cfarë duhet të bëj unë personalisht brenda disa muajve, verën e ardhshme dhe më gjerë, në kualifikueset e ardhshme. Unë besoj së në kualifikueset e reja do të jemi më të pjekur, më të zotë sesa një vit më parë. Edhe dy ndeshje nga kontrata juaj e parë. Kërkoj me cdo kusht të fitojmë me Bjellorusinë, duke dhënë edhe maksimumin tonë dhe të mos humbasim natyrisht me Rumaninë. Kjo do t'u sillte kënaqësi të gjithëve. Tani na duhet të zhvillojmë më shumë ndeshje miqësore, që, ndryshe nga sezoni im i parë, kur kërkoja kundërshtarë më të lehtë, tashmë i dua më të fortë, pasi kështu ka mundësi edhe ekipi të testohet më mirë. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në nivelin europian që askush tjetër më parë nuk i ka arritur. Ku qëndron sekreti i suksesit tuaj? Unë punoj si trajner prej më shumë se 40 vjetësh dhe përvoja e fituar vit pas viti vlen gjithmonë për të ardhmen. Ishte e natyrshme që tre-katër muajt e parë me Shqipërinë të kisha vështirësi, derisa unë vendosa përfundimisht edhe për grupin e lojtarëve me të cilët do të përballoja edhe ndeshjet kualifikuese. Unë besoj se do të kishim edhe më shumë sukses nëse do të kishim Beqirin (Elvin) apo Berishën (Besart) në mënyrë konstante me ne. Lojtarët e rinj janë dhe dashuria juaj e përhershme Po, dhe tani më duhet të kërkoj e të sjell lojtarë të tjerë në Kombëtare. Unë besoj se lojtarë të tillë si Curri, Vangjeli, Kapllani, edhe pse nuk është ende në formë – unë pashë ndeshjen e fundit të tij, ku pati shumë shanse, bëri gjithcka super, por i mungoi goli. Tashmë, pas përfundimit të Europianit, ne kemi thuajse një vit kohë për të zhvilluar ndeshje miqësore dhe testuar lojtarë të rinj që të shprehen më mirë, por edhe të mbështeten nëse do të gabojnë fillimisht. Shtypi dhe shikuesit mund të ndihmojnë shumë në këtë cështje, pasi tashmë ne mendojmë për të ndërtuar një ekip të ri. Sa e vlerësoni punën tuaj Nëse fillimisht mendoja se do të bëja dicka mesatare, tani them me bindje se kam bërë mbi mesataren. Them se kam bërë 75 për qind mirë dhe shpresoj se brenda një viti do të bëj më shumë. Besoj se do të kemi lojtarë më të pjekur, do të shënojmë më shumë gola dhe do të pësojmë më pak. Por kjo do të vijë dalngadalë. I bindur jam se do të bëjmë të tjera hapa përpara. Edhe gazetarët mund të më ndihmojnë. "Dua Anglinë në Botërorin 2010" Pas 23 ditësh do të hidhet në Afrikën e Jugut shorti i Kampionatit Botëror 2010. Shqipëria i ka të gjitha shanset për të qenë në vazon e katërt (ku ndodhet edhe aktualisht). Baric, i cili do të jetë i pranishëm në ceremoni, ka dëshirat e tij. "Me secilin grup do të isha i kënaqur, por do të më pëlqente të kisha në grup të paktën një nga këto ekipe: Anglinë, Gjermaninë ose Francën. Këto sjellin edhe shumë para nga të drejtat televizive dhe do t'i bëjnë mirë edhe Federatës. Gjithsesi, kjo është punë fati. Nuk duhet të harrojmë edhe një fakt: para mund të vijnë edhe nga ndeshjet miqësore, kur gjen një kundërshtar të nivelit të lartë europian që pranon të vijë në Tiranë". Baric për... ... Rumaninë "Është ekipi më i mirë i grupit tonë. Kam bindjen e plotë për këtë, ia doli edhe me Holandën". ... Holandën "Me një gjyqtar korrekt, do t'i kishim marrë katër pikë, të paktën një ndeshje nuk do ta kishim humbur". ... Bullgarinë "Ndaj tyre kemi zhvilluar ndeshjet më të mira, meritonin një fitore, por mbetet ekip i madh". ... Slloveninë "Është një ekip normal. Duhet të fitonim të paktën një ndeshje. Them me bindje se ne jemi ekip më i mirë". ... Bjellorusinë "Një ekip që luan shumë mirë në fushën e saj. Pres një ndeshje jo të lehtë në ndeshjen e kthimit". ... Luksemburgun "Ka bërë një paraqitje të këndshme dhe shumë më i përgatitur sesa e kanë menduar të gjithë ekipet".