Incidentet më të mëdha të futbollistëve të kombëtares

Speciale nga Leonard Karaj
Bogdani, grushta me Morfeon, pështyhet nga Fernando Cuoto I shpëtoi arbitrit të ndeshjes Ricoli por jo telekamerave në stadium. Portugezi i Parmës Fernando Cuoto u pezulluar me tri ndeshje për xhestin e shëmtuar në dëm të sulmuesit shqiptar të Livornos, Erjon Bogdani. Cuoto u filmua teksa pështynte nga prapa sulmuesin e kombëtares shqiptare pas një sherri që shpërtheu mes këtij të fundit dhe Domeniko Morfeos. Arbitri i ndeshjes ndëshkoi cuditërisht Bogdanin me karton të verdhë, ndonëse shqiptari të paktën në këtë rast nuk ishte vecse "viktima". Ndërkohë që po me karton të verdhë u ndëshkuar edhe Morfeo edhe pse xhesti i tij ishte po aq i rëndë sa edhe i shokut të tij të skuadrës. Italiani i Parmës e qëlloi me shuplakë Bogdanin në fytyrë dhe pastaj i futi gishtin në sy. Mediat italiane (Rai 1, Rai 2, Italia 1) në rubrikat sportive dhanë goxha hapësirë këtij lajmi duke treguar qartazi si veprimet e sulmuesit të Livornos dhe të Parmës. Bushi zihet me trajnerin e tij dhe arbitrin e ndeshjes Alban Bushi është vënë në qendër të vëmendjes në kampionatin grek të futbollit gjatë ndeshjeve të kontrollit të kësaj vere para se të startonte kampionati. Sulmuesi i kombëtares shqiptare përvec arbitrit të ndeshjes nuk ka kursyer as trajnerin e tij Makis Katsavakis. Pas një faulli të rëndë në pjesën e dytë të lojës, Bushi është ndëshkuar me kartonin e verdhë nga gjyqtari Kalopulos. Gjyqtari në fakt e ka falur futbollistin shqiptar i cili me ndërhyrjen e rëndë mund të ndëshkohej me karton të kuq. Pas këtij paralajmërimi, drejtuesi i takimit i kërkuan teknikut selanikas Makis Kacavakis ta heqë lojtarin nga fusha, për të ruajtur nivelin e ndeshjes. Kjo, ka shkaktuar acarimin e pakuptimtë të "Lokut", që ka kundërshtuar ashpër ndaj bilbilit dhe aq më shumë, ka sjellë kontradikta të panevojshme në marrëdhëniet me stafin teknik. Bushi, gol ndaj Iraklis, fansat i sulmojnë familjen Gjithcka ndodhi sezonin e kaluar kur sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm të ndeshjes Iraklis-Apollon Kallamarja 0-1 në fushën e selanikasve. Protagonistë, tifozët e Iraklis dhe familjarët e Alban Bushit. Futbollisti ka parë me sytë e tij nga fusha se si prindërit dhe bashkëshortja e tij patën rënë pre e dhunës së ultrasve grekë. Por ajo që acaroi më shumë goleadorin kuqezi ishte fakti se forcat e policisë së Selanikut nuk bënë asgjë për të parandaluar fyerjet, sharjet dhe sendet e forta ndërkohë që njerëzit e afërt të futbollistit keqtrajtoheshin. Replikon me fansat, 3, në fushë për ta goditur Në shtator të 2006-ës sulmuesi shqiptar Alban Bushi u sulmua nga tre tifozë të Ionikosit, të cilët kapërcyen hekurat rrethuese të fushës dhe u futën në fushën e lojës për ta qëlluar. Ishte ndeshja Ionikos-Apollon Kallamarja që përfundoi 1-0 në favor të vendasve. Pasi e patën ofenduar në kor thuajse gjatë gjithë ndeshjes, tre ultras kanë mundur të hynin edhe në fushë për ta goditur, kjo pasi edhe futbollisti shqiptar kishte replikuar me ta nga fusha e blertë. Bushi në këtë rast u mbrojtur nga forcat e rendit dhe futbollistët e Ionikosit. Sherr me Papadopulos, gjobë dhe pezullim për "Lokun" Sulmuesi shqiptar i Apollon Kallamarja pështyu kapitenin e Panathinaikosit, Papadopulos gjatë një ndeshje mes këtyre dy skuadrave duke merituar jo vetëm një pezullim prej tri ndeshjesh në fund të sezonit të kaluar por edhe një gjobë prej 40 mijë eurosh. Pas apelimit sulmuesi i kombëtares shqiptare pagoi vetëm 10 përqind të kësaj shume. Lajmi për vendimi ndaj Alban Bushit pati zënë faqet e para të gjitha ëebsiteve të internetit në fqinjin grek. Kjo edhe për faktin se bëhej fjalë për incidentin e shqiptarit me sulmuesin e kombëtares Papadhopulos. Bushi sherr me himarjotin Ninis: Deshi të më godiste Pas vërshëllimës së gjyqtarit në ndeshjen Apollon Kallamarja-Panathinaikos mes "agresorëve" të Alban Bushit ka qenë edhe shqiptari i natyralizuar si grek, Sotir Nini. Ky i fundit është përpjekur të godasë patriotin e tij të ligjshëm, edhe pse ai e paraqet veten si grek kudo. Një gjë e tillë është kapur jo vetëm nga kamerat në stadium por është konfirmuar edhe nga Alban Bushi në një prononcim për gazetën "Tirana Observer". Ofendime dhe sharje, Igli Tare grushta me 5 fansa të Atalantës Sulmuesi shqiptar i Lacios, Igli Tare ka qenë protagonist i një sherri me përmasa të mëdha në fund të ndeshjes Atalanta-Lacio në stadiumin e Bergamos në javën e 4-t të këtij sezoni. Sipas mediave italiane Tare është provokuar nga pesë tifozë ultras të Atalantës pas shënimit të golit të dytë të vendasve në minutat e fundit të ndeshjes me anë të Zampanjës. Biondi i Lacios gjendej në cepin e fushës duke bërë nxehje duke pritur të aktivizohej si gjithmonë për disa sekonda. Pas shënimit të golit ai është ofenduar nga tifozët dhe përplasja nga ajo me fjalë ka degjeneruar në grushta dhe shkelma. Është dashur ndërhyrja e një punonjësi të stadiumit për të ndarë shherin mes Tares dhe ultrasve bergamaskë të cilët kishin gjetur një mënyrë aspak origjinale për të festuar golin e avantazhit të skuadrës së tyre. Igli Tare, grushta serbit Sinisa Mihajlovic: "Më tha shqiptar m..." Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Igli Tare ka qenë protagonist edhe në një sherr me ish-mbrojtësin serb të Interit, Sinisa Mihalovic. Dy futbollistët janë zënë me grushta në tunelin e dhomave të zhveshjes në pushin të ndeshjes së Kupës së Italisë, Lacio-Inter. I pyetur rreth incidentit Igli Tare pranonte konfrontimin me fjalë. "Në fakt, ky futbollist ka pasur gjithnjë tendencën për t'i fyer shqiptarët, kur i është dhënë mundëia, sic ndodhi edhe me mua. Sherri nisi që në fushën e lojës, në pjesën e parë, kur Mihajlovic më shau "albanese di merda", fjalë të cilat, të gjithë shqiptarët i dinë. Unë nuk e durova këtë fyerje dhe i thashë që këto të m'i thoshte në tunel kur të hynim në dhomat e zhveshjes, në pushim të dy pjesëve. Aty gjakrat u nxehën, ofendimet ishin të dyanëshme, aq sa në një moment e kapa prej fyti dhe e godita", ka shpjeguar më pas për mediat shqiptare, Igli Tare. Sherri Baric-Stuchlick, kroati pezullohet më tri ndeshje nga UEFA Nuk dëmtoi vetëm vetveten Oto Baric teksa shante sa para e mbrapa arbitrin e ndeshjes Shqipëri-Bullgari, Fritz Stuchlick. Kroati la për më shuëm se një orë skuadrën në duart e dy ndihmësave të tij Duro dhe Kovacic si dhe do të mungojë në dy takimet e fundit dhe në ndeshjen e parë të kualifikueseve për botërorin afrikan të 2010-ës. Gjithcka u gatua në minutën e 25-të të pjesës së parë kur Baric u hakërron ndaj gjyqtarit austriak për një vendim të tij me një fjalor aspak të denjë për një trajner si ai. Stuchlick përvec kartonit të kuq që e detyroi Baricin ta shikonte ndeshjen nga tribuna, përpiloi edhe një relacion për UEFA i cili nuk i linte asnjë mundësi 75-vjecarit për ti shpëtuar ndëshkimit. Sherri Cana-Shnajder dhe Van Nisteloi dëmton vetëm kombëtaren Ishin minutat e fundit të ndeshjes Shqipëri-Holandë dhe ashtu sikundër ndodh shpesh kuqezinjtë e humbin toruan në fund. Këtë herë ishte Lorik Cana ai që ra në grackën e Shnajderit dhe van Nistelroit. Pas sherrit mesfushori kuqezi u ndëshkuar më karton të kuq ndërsa holandezët vetëm me nga një të verdhë. Në superioritet numerik "tulipanët" shënonin golin e fitores vetëm dy minuta më vonë. Cana u pezullua më pas me 3 ndeshje të cilat iu reduktuan në 2 pas apelimit të bërë nga FSHF në drejtim të UEFA-s për të. Por edhe pas faljeve publike të bëra nga futbollisti më i dashur për hir të së vërtetës nga ana e fansave kuqezinj dëmi ishte bërë dhe kombëtarja kishte humbur tri pikë në vend të dy të tillave. Duro, sherr me ultrasit e ish-skuadrës së tij Rreth 10 tifozë ultras verdheblu kanë sulmuar mesfushorin e Tiranës Klodian Duro teksa ky i fundit po dilte nga dhomat e zhveshjes të stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" pas ndeshjes së fazës së parë të këtij sezoni Elbasani-Tirana. Grupi i tifozëve elbasanas ishte i irrituar me mesfushorin kuqezi, pasi ky i fundit jo vetëm që kishte shënuar golin që i dha barazimin 1-1 Tiranës por dhe në disa momente nuk kishte ngurruar ti ofendonte. Kërcënime i janë adresuar lojtarit të Tiranës, i cili është përkrahur nga shoku i skuadrës Hetlem Capja dhe më pas është tërhequr sërisht brenda në dhomat e zhveshjes. Situata është qetësuar vetëm me ndërhyjren e me njëhershme të forcave të rendit. Lila në pranga, denoncohet për ngacmime seksuale I ka ndodhur lojtarit më të ri të kombëtares shqiptare, Andi Lilës. Mbrojtësi i Besës u shoqërua në polici pas denoncimit të një vajze angleze për ngacmime seksuale nga ana e lojtarit kuqezi para ndeshjes miqësore të 25 majit 2007 me Anglinë B. Sipas mediave angleze dhe zëdhënësit të Federatës Shqiptare të Futbollit, 18-vjecarja angleze pastruese në hotelin ku ishte akomoduar kombëtarja shqiptare ka telefonuar policinë vendase pasi ishte ngacmuar disa herë nga futbollisti shqiptar. Sipas saj Lila kishte tentuar ta prekte pa pëlqimin e saj dhe ta përdhunonte. Futbollisti është marrë në pyetje dhe vetëm pasi ka kërkuar falje është lënë i lirë nga policia angleze. Altin Lala sherr De Jong, Disiplina e UEFA e pezullon Sherr me holandezët ka kaluar edhe kapiteni aktual i kombëtares shqiptare, Altin Lala. Në takimin e 11 tetorit të 2006-ës mesfushori i Hanoverit ofendoi në gjermanisht mesfushorin holandez të Hamburgut, Najxhell de Jong duke merituar si kartonin e verdhë dhe pezullimin për nja ndeshje nga UEFA. Në relacionin e gjyqtarit të 4-t thuhej se kishte qenë ndërhyrja e trupave të sigurimit dhe sidomos e lojtarit Besnik Hasi që kishte mbajtur Lalën nën kontroll. Natyrisht ndërhyrja e De Jong ishte e parregullt dhe shumë e ashpër ndaj Lalės, por futbollisti shqiptar e humbi gjakftohtësinë dhe shfaqi një sjellje në kundërshtim me rregullat e "Fair-Playt". Fansat e Hamburgut e kanë me trajnerin, kapen me Berishën Edhe kosovari nuk shpëtoi pa pasur një përplasje me tifozët e Hamburgut vitin e kaluar edhe pse qëndroi tek kjo skuadër për vetëm një sezon. Rezulattete e dobëta teksa kjo skuadër drejtohej nga ish-tekniku Tomas Doll nxorrën në rrugë shumë prej fansave më fanatikë të skuadrës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare duke dashur të qetësojë turmën u bë pre ofendimeve të njëpasnjëshme të një grupi ultrasish të Hamburgut. U desh që në ndihmë të tij të viheshin edhe disa shokë të skuadrës që incidenti të mos përfundonte në të lënduar sidomos nga ana e futbollistëve. Në fund të sezoni Besart Berisha u largua përfundimisht nga kjo skuadër. "Basti Kapllani" shkon në prokurorinë gjermane Në skandalin e vjetshëm të basteve në Gjermani pati përfunduar ashtu si pa kuptuar edhe futbollisti shqiptar i Karlsruher, Edmond Kapllani. Federata Gjermane e Futbollit i pati përcjellë emrin e Kapllanit prokurorisë së Berlinit, e cila hetoi dhe mori në pyetje futbollistin. Federata pati bërë të ditur se lojtarët ë përfshirë në skandal ishin denoncuar nga arbitri Robert Hojzer. Vetë sulmuesi kuqezi pati pranuar njohjen me personin e arrestuar nga Zyra e Krimeve në Gjermani, por sipas tij, ai thjesht u ka kërkuar autografe dhe u ka bërë fotografi, pa i bërë ndonjë ofertë për shitje ndeshjesh. Zëvendësohet me Holandën, Kapllani bën "cubin" me Baric Sherri mes Kapllanit dhe Baricit lindi në pushimin midis pjesëve në takimin Shqipëri-Holandë. I hedhur në fushën e lojës si titullar Kapllani nuk tregoi asgjë nga cilësitë e tija dhe Baric e zëvendësoi në fillim të pjesës së dytë. Pikërisht në atë cast lindi edhe debati mes tyre. Sulmuesi i kërkoi sqarime për zëvendësimin ndërsa trajneri i ofenduar për mënyrën e sjelljes së futbollistit të tij i ka kërkuar të futej në dhomat e zhveshjes. Më pas Kapllani është qetësuar nga stafi i pankinës kuqezi por Baric nuk kishte ndërmend të harronte xhestin e sulmuesit duke e lënë jashtë për dy ndeshjet e radhës.