Oto Bariç, trajneri i 10 që rinovon me kombëtaren

Leonard Karaj
Oto Baric është i privilegjuari numër 10. Kroati është trajneri i dhjetë në historikun e kombëtares shqiptare që arrin të drejtojë kuqezinjtë për më shumë se një edicion. Megjithëse 75-vjecari nuk ka hedhur ende të zezë mbi të bardhë firmën e tij për rinovimin e kontratës deklaratat nga të dyja kahet japin një Baric kuqezi për deri në fund të 2010-ës. Para tij një rinovim kontrate për më tej i është ofruar edhe paraardhësit të tij, Hans Peter Brigelit. Gjermani drejtoi kombëtaren për dy vjet e gjysmë në dy edicione, kualifikueset e evropianit "Portugali 2004" dhe ato të botërorit "Gjermani 2006". Brigel është edhe rekordmeni momental me përfaqësuesen shqiptare. Ai është i vetmi që ka grumbulluar më shumë pikë në një edicion (13) dhe i vetmi që numëron 32 pankina, kundrejt 25 të Astrit Hafizit dhe 23 të Shyqyri Rrelit. Duke shkuar në fillimet e kombëtares shqiptare i pari që ka marrë dy herë në dorë kuqezinjtë është Ljubisha Brocic i cili është edhe tekniku i parë i përfaqësueses shqiptare. Ndërsa ai që mban rekordin e jetëgjatësisë është legjendari Loro Borici. Shkodrani ka qëndruar për më shumë se 13 vjet në krye të bankinës kuqezi, kjo e vlerësuar në tri periudha të mbretërimit të tij. Borici ka zhvilluar 20 ndeshje me kombëtaren tonë nga të cilat ka arritur të fitojë vetëm dy takime.